Kryeredaktorja e Revistës Monitor, Ornela Liperi, ishte në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në kuadër të ciklit “Studenti dhe Profesioni”, ku refereoi rreth gazetarisë ekonomike dhe termave të përgjithshëm që lidhen me të. Znj.Liperi i kushtoi një rëndësi të veçantë përgatitjes që studentët e gazetarisë dhe komunikimit duhet t’i kushtojnë profilizimit të tyre në fusha të caktuara, duke mos qëndruar jashtë zhvillimeve dhe trendit të kohës në sektorin mediatik.
Seminari u shoqëria nga pyetje të shumta nga studentët, ku znj.Liperi bëri edhe një analizë të gjerë të gazetarisë ekonomike në Shqipëri. Sipas saj, lajmi ekonomik duhet të zërë një vend më të rëndësishëm në edicionet informative dhe faqet e gazetave, gjë për të cilën nevojiten gazetarë të specializuar mirë në këtë fushë.