“Akademia e medias dhe komunikimit” nisi me Agron Tufën

Departamenti i Shkencave të komunikimit nisi ciklin e leksoneve dhe seminareve të titulluar “Akademia e medias dhe komunikimit”. Akademia në fjalë do të shtrihet gjatë gjithë vitit akademik me trajtimin e temave të ndryshme që do t’ju vijnë në ndihmë jo vetëm stduentëve të këtij departamenti, por edhe profesionistëve të fushës që janë të interesuar.

Në javën e parë të këtij cikli lekionesh dhe seminaresh profesionale, referoi Doc.Dr.Agron Tufa, pedagog i këtij departamenti. Tema që Prof.Tufa trajtoi ishte “Roli ambivalent i medias për njohjen dhe glorifikimin e Krimeve të Komunizmit”

Akademia parashikon rreth 20 tema, të cilat do të jenë të hapura për të interesuarit dhe të shtrira në kohë përgjatë gjithë vitit akademik.