Dritan Shakohoxha i ftuar nga studentët e Universitetit Bedër

Gazetari i njohur sportiv Dritan Shakohoxha ishte i ftuari i radhës nga studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit dhe anëtarët e Klubit të Sporteve në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër). Në bashkëbisedimin e hapur me studentët, z. Shakohoxha fillimisht tregoi për hapat e parë në karrierën e tij dhe për sfidat me të cilat është përballur në profesionin e gazetarisë. Interesimi i studentëve për gjendjen aktuale të futbollit shqiptar ishte i madh, veçanërisht për fatin e Kombëtares. 
 
Dritan Shakohoxha vuri në dukje hapat pozitivë që janë hedhur, ndërkohë që nuk përjashtoi edhe mundësinë e arritjeve të rezultateve të larta në të ardhmen nga Kombëtarja jonë. “Unë besoj se kjo Kombëtare mund të arrijë rezultate të mira në eliminatoret e Euro 2016, pasi ne gjithmonë jemi shumë herë më të mobilizuar kur luajmë me kundërshtarë që në letër janë më lart se ne. Asnjëherë nuk jemi mundur me rezultate të thella nga skuadrat e mëdha, ku në shumë raste ka vendosur edhe fati, siç kanë qenë ndeshjet e fundit me Holandën apo edhe me Portugalinë”, theksoi ai.
 
Një nga temat e diskutuara ishte përdorimi i shqipes standarde në gazetarinë shqiptare, veçanërisht në komentimin e evenimenteve sportive, ku z. Shakohoxha theksoi se këtë çështje k