

Zhvillimet teknologjike kanë ndryshuar edhe mënyrën e ushtrimit të gazetarisë, ku aftësitë e profesionistëve të kësaj fushe duhet të jenë në disa drejtime. Këtë vit akademik Departamenti i Shkencave të Komunikimit organizoi për 20 seanca me radhë kursin e trajnimit për montazhin në audio.
Studentët pjesëmarrës në këtë kurs patën mundësinë të përvetësojnë teknikat e montazhit, për të qenë të aftë të realizojnë kronika të plota për transmetim në radio. Mbi këto baza, ata kanë mundësinë të realizojnë emisione radiofonike edhe në aspektin teknik.