Studentët iniciatorë të koncertit të bamirësisë “Më shumë të ngjashëm se të ndryshëm” dorëzuan shumën e mbledhur të të ardhurave monetare pranë Fondacionit “Down Syndrome Albania”.
Të pritur nga koordinatorja e fondacionit Flavia Shehu dhe Aldo, njëri prej fëmijëve të shumtë të fondacionit, studentët dorëzuan shumën prej 38 mijë lekësh, e mbledhur nga shitja e biletave të koncertit.
Nga ana e saj, koordinatorja e fondacionit shprehu mirënjohje dhe i falenderoi studentët për nismën e ndërmarrë në ndihmtë të fëmijëve me Sindromën Down, të gjithë ata që kontribuan dhe në veçanti institucionin, duke qenë se studentët e Bedër, kanë ndërmarrë vazhdimisht iniciativa të tilla të ngjashme për tju gjendur pranë këtyre fëmijëve me kontribute të ndryshme.