

Departamenti i Shkencave të Komunikimit organizoi sot Konferencën e Katërt Studentore: “Komunikimi në Epokën Dixhitale: Gazetaria, Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimi Politik”.
Në konferencë morën pjesë studentë nga Kolegji Universitar Bedër dhe Universiteti i Tiranës, të cilët paraqitën punimet e tyre. Konferenca mundësoi një platforme diskutimi rreth ndikimit të medias dixhitale në formësimin e politikës, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.
Nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, studentët kishin mundësinë që të njihen me zhvillimet më të fundit në këtë fushë, me sfidat dhe përparësitë që ka ndikimi i mediave dixhitale në procesin e komunikimit.
Në fund të konferencës studentore u shpërndanë certifikatat për pjesëmarrësit, si dhe iu dha çmimi për punimin më të mirë studentit Alban Tufa, për temën: “Propaganda e përçuar përmes poezisë në revistat ("Bota e re", "Literatura jonë", "Letërsia jonë" dhe "Nëndori") organe të ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë viteve 1945-1955”.