Presioni politik dhe i atyre reklamues janë dy nga sfidat kryesore për gazetarin shqiptar. Kështu u shpreh përpara studentëve të Departamentit të Shkencave të Komunikimit Drejtori i i informacionit në NEWS 24 TV, z. Enton Abilekaj.
I ftuar në ciklin e seminareve “Studenti dhe profesioni”, z.Abilekaj referoi mbi kushtet në të cilat televizionet shqiptare operojnë, si dhe mbi presionet e ushtruara nga faktorë të ndryshmëm për transmetimin e informacionit. Sipas tij, politika dhe reklamuesit janë ata që ushtrojnë presionin më të madh ndaj informacionit si produkt mediatik.
Interesit të studentëve në lidhje me vërtetësinë e fshehjen e saj në kushte kur virtualja po mbizotëron, Z. Abilekaj iu përgjigj se “Në këto kushte, fshehja e së vërtetës është e pamundur. Edhe nëse kryeredaktori, drejtori i informacionit apo pronari i medias nuk dëshiron publikimin e një informacioni të caktuar, fshehja e tij është e pamundur. Është vetë gazetari që nëpërmjet blogut të tij personal apo mundësive që virtualiteti ofron mund ta bëjë atë publik, e që në një kohë shumë të shkurtër përhapet në çdo vend. ”