Pandi Gjata: Etika, kusht për një gazetari të mirë

I ftuar i rradhës  në ciklin e seminareve “Studenti dhe profesioni” ishte z. Pandi Gjata, kryeredaktor i lajmeve në televizionin Top Channel. Në bashkëbisedimin e hapur me studentët, z. Gjata tregoi për hapat e parë në karrierën e tij dhe për sfidat me të cilat është përballur në profesionin e gazetarisë.
 
 Sipas z. Gjata, formimi i përgjithshëm i një gazetari është shumë i rëndësishëm pasi mund ta ndihmojë për të dalë nga situata të paparashikuara. Më tej, ai shtoi se gjithmonë ka vend për prurje të reja në redaksi, sidomos për gazetarë të cilët kanë pasion dhe dëshirë për punën.
 
Pyetjes në lidhje me etikën z. Gjata iu përgjigj se shpesh hasen raste kur është e vështirë për të vendosur, pasi respektimi i etikës është edhe në varësi të kushteve. Ai tha se ekzistojnë shumë elementë dhe faktorë të cilët nuk i japin mundësi gazetarit për të ruajtur etikën deri në detaje, ku përmendi mungesën e kohës fizike dhe kushtet teknike, por theksoi se gazetarët gjithmonë përpiqen për më të mirën.