Klubi i debatit zhvilloi sot përballjen e radhës me temë: “Shërbimet publike, shteti apo privati”. Kjo është një ndër tematikat më të debatueshme në rrafshin politik dhe ekonomik ku thuajse të dyja palët kanë të drejt në qëndrimet e tyre. “Klubi i Debatit” e zhvilloi këtë përballje duke pasur si qëllim nxitjen e studentëve për të kërkuar për tematikën në fjalë.
Nga njëra anë ishte grupi i studentëve i përbërë nga Olta Peca, Jani Sinjari dhe Beklie Koltraka, të cilët mbrojtën tezën se do të ishte më mirë që shteti të kishte një rol më të rendësishëm në ekonomi, ndërsa nga ana tjetër ishin studentët Albi Çela, Ermelinda Gjeci dhe Anjest Agushi, të cilët mbrojtën tezën se më mirë për vendin do të ishte që biznesi të kishte një rol më të fortë në ekonomi.
Në përfundim, nisur nga mënyra më e mirë se si e mbrojtën qendrimin e tyre, juria shpalli fitues grupin e studentëve të përbërë nga Olta Peca, Jani Sinjari dhe Beklie Koltraka.