Rrjeti “Barazi në Vendimarrje” dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër organizuan sot workshop-in me temë: “Liria e Medias”. Studentëve iu prezantua nisma “Make it Visible”, e përfaqësuar dhe koordinuar nga Edlira Çepani.
Gjithashtu u transmetua episodi i parë i serialit artistik “Katrori i pushtetit”, një prodhim i “Era Film”, i frymëzuar nga realiteti i gazetarisë investigative në mediat shqiptare. Më tej u zhvilluan diskutime me ekspertët mbi lirinë e medias në Shqipëri, ku të ftuar ishin: Robert Budina, drejtor dhe skenarist i serialit “Katrori i pushtetit”; Klodiana Lala, gazetare; Aulon Kalaja, aktivist dhe gazetar.
Gjatë workshop-it pati diskutime midis të ftuarve dhe studentëve të Bedër, ku këta të fundit si gazetarë të ardhshëm shtruan pyetje në lidhje me problematikat me të cilat përballet gazetaria në vendin tonë.
Episodi që u transmetua ngjalli mjaft diskutim dhe kureshtje tek studentët, kjo për faktin se ky prodhim nëpërmjet “Katrorit” (Politikë-Biznes-Krim-Media) transmetoi përballjen e vështirë të gazetarit për gjetjen e së vërtetës dhe sfidave për mbijetesë.