Seminaret MarCOM: “Komunikimi që sjell zhvillim”, i ftuar Fation Dragoshi

Departamenti i Shkencave të Komunikimit organizoi seminarin me temë “ Komunikimi që sjell zvillim”. I ftuar i këtij eventi ishte Fation Dragoshi, menaxher i projektit “ Aftësia për punë”, project i Agejcisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, SwissContact.

Z. Dragoshi ndau me studentët eksperiencën e tij kombëtare dhe ndërkombëtare 15 vjeçare në pozicione drejtuese lidhur me tregun e punës, zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Në këtë seminar u diskutua rreth rëndësisë së arsimit profesional dhe mënyrës se si ne mund ta promovojmë këtë edukim. U cekën shumë arsye pse ky arsim nuk preferohet nga të rinjtë në vendin tonë, ku mbi të gjitha qëndronte influenca familjare. Pavarësisht vështirësive për të ndryshuar mentalitetin e shqiptarëve në lidhje me këtë cështje, Fationi theksoi se një komunikim i mirë mund të sjellë mjaft rezultate pozitive në ndryshiimin e mendësisë së shoqërisë ku ndodhemi.

“E pata shumë të vështirë të zgjidhja personin që do të merrej me komunikimin e projektit” u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë që ka komunikimi në zhvillimin dhe impaktin e audiencës për të realizuar qëllimin e organizatës.

 

Takimi ishte mjaft interaktiv duke qenë se studentët diskutuan me njëri-tjetrin dhe u angazhuan me pyetje-përgjigje. Argumentet dhe kundërargumentet mes studentëve ishin të pranishme vazhdimisht, porn ë një pikë u arrit dakordësia që vetëm nëpërmjet komunikimit mund të arrihet zhvillimi dhe integriteti i një shoqërie.