Departamenti i Shkencave të Komunikimit zhvilloi një leksion të hapur mbi sfidat e gazetareve gra në redaksi me profesoreshë Julia Wallace.
Julia Wallace është fituese e disa çmimeve në industrinë lajmeve. Ajo ka përvojë të gjatë në gazetarinë investigative, industrinë e medias, si dhe transformimin dixhital. Wallace është profesoreshë e praktikës dhe drejtuese e Shkollës Walter Cronkite në Gazetari dhe Komunikim Masiv, pranë Univeristetit të Arizonës.
Ajo diskutoi dhe vuri theksin në problematikat që kishin hasur gratë në redaksi dhe mënyra se si ato kanë arritur që pavarësisht gjithckaje të vazhdojnë profesionin e tyre. Julia e ilustroi leksionin me disa intervista me gazetare nga më të njohurat të cilat ishin gjendur në diskrim gjinor si nënshtrimi, mosvlerësim i punës, ofendime e shumë situata të tjera.
“Një nga pikat më të forta të grave është bashkëpunimi, dhe kjo është arsyeja pse gratë janë lidere të mira sepse gjithmonë krijojnë ambjente pune ku mbizotëron kjo lloj fryme” tha ajo.
Julia Wallace prezantoi edhe librin në të cilin ishte bashkëautore “Nuk ka të qarë në redaksi”, një libër që tregon pikërisht për sfidat me të cilat gazetaret janë përballur edhe në redaksitë më me zë në botë.
Leksioni gjithashtu u shoqërua edhe me pyetje nga studentët të cilët morën njohuri se si është situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë fenomen, duke bërë kështu edhe krahasimin me vendin tonë.