

Studentët e viti të parë bachelor, të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, zhvilluan sot një vizitë në Bibliotekën Kombëtare. Kjo vizitë në bashkëpunim mes Departamentit dhe Drejtorisë së Marrëdhënieve me Studentët, u bë në kuadër të Ditëve të Orientimit.
Gjatë vizitës studentët u njohën me procedurat e antarësimit në Bibliotekën Kombëtare. Më tej ata mësuan rreth mënyrave të kërkimit në bibliotekë, si për mënyrën e kërkimit online nga sistemi, ashtu edhe për mënyrën e kërkimit të skedarëve fizik. Po ashtu ata u njohën me, historiku, përmbatjen, kushtet dhe standardet e bibliotekës.
Më pas, studentët u njohën më Qendrën Historike të Tiranës, Kompleksin Teatror, Galerinë e Arteve dhe disa hapsira të tjera.