Emri i Lëndës : Etika e Medias dhe Legjislacioni
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 303-1 B 5 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Përveç të drejtave dhe detyrimeve ligjore, mediat kanë edhe nje pergjegjesi morale,etikenë informimin dhe komunikimin e publikut duke ndikuar drejtperdrejtë në formimin e personalitetit të njeriut por edhe në zhvillimin e gjithë shoqërisë dhe jetës demokratike. Kursi në të gjitha modulet e tij mbeshtetet në parashtrimin e argumentave se komunikimi mediatik, informimi kanë gjithmonë si parakusht respektimin e deontologjisë e etikës profesionale. Parë në këtë këndvështrim, lenda është e ndertuar mbi debate interaktive mbi liritë dhe pergjegjësitësi dy shtylla të rendësishme në kërkimin e së vertetës,informimin dhe komunikimin publik. Ndërthurja e elementeve teorike me çeshtje e raste konkrete nga media e huaj e shqiptare, të prezantuara shpesh nga vetë studentët i ndihmon ata të reflektojnë ,të komunikojnë e të gjejnë një përgjigjetë dilemave etike te përgjegjësia profesionale,te lira e informimit duke respektuar të drejtat e liritë individuale dhe deontologjinë profesionale. Në funksion të nxitjes së debatit dhe reflektimit mbi çeshtje të ngritura,do të bëhet e mundur edhe prania gjatë orëve e personaliteteve të ndryshme nga fusha e gazetarisë ,të drejtave të njeriutdhe jurisprudenca.
Objektivat •Kjo lendë do të ndihmojë studentët të kuptojnë: -Përveç të drejtave dhe detyrimeve ligjore,mediat kanë edhe nje pergjegjesi morale ,etike në informimin dhe komunikimin e publikut duke ndikuar drejtperdrejtë në formimin e personalitetit të njeriut por edhe në zhvillimin e gjithë shoqërisë dhe jetës demokratike. -Deontologjia e medias është një tërësi parimesh e regullash profesionale të detyrueshme për tu zbatuar e që e ndihmojnë gazetarin t’i japë përgjigje dilemave të caktuara etike me të cilat ndeshet çdo ditën e kërkimt të së vërtetës. -Të njohë,të respektojë legjislacionin mbi të drejtën e lirinë e shprehjes por edhe mbi respektimin e të drejtave të njeriut. -Të ndihmojë studentët për t’u përgatitur për situata të ndryshme etike me të cilat mund të ndeshen në ushtrimin e profesionit. -Të kuptojnë se e drejta e informimit i përket edhe publikut që kërkon që informacioni i dhënë nga gazetari të transmetohet,të komentohet me ndershmëri profesionale,larg manipulimeve,spekullimeve,interferencve politike e sociale që mund të nxisin reagime të ndryshme në një shoqëri të hapur. Lenda synon një riafirmim të vlerave etike morale,kodeve deontologjike duke zhvilluar qëndrimet profesionale dhe aftësitë personale të nevojshme për përgatitjen e studentëve si specialistë të komunikimit
Programi i Lëndës
JavaTema
1Etika e informimit:Një profesion në kërkim të së vërtetës
2Raporti midis etikës dhe deontologjisë së informimit
3Dilemat etike/kodet etike/
4E drejta e informimit/Raportet pronar, kryeredaktor, gazetar
5Legjislacioni/ Komisionet/ Autoritetet/ Media audiovizive/
6Censura,autocensura,/E vërteta e manipuluar/ Garantimi i lirisë së shprehjes
7Detyrimet , përgjegjësitë etike,morale ,ligjore – dhe- të drejtat e gazetarit
8Provim Gjysmëfinal
9Privacia, raporti midis ligjit ,moralit dhe etikës
10Konventat nderkombetare /Instrumentat vetrregullues
11Etika e mediave të reja
12Cfarë është e çfarë nuk është gazetaria investigative/dilemat etike
13Informimi e manipulimi publik ndermjet industrisë së reklamave
14Fotografia/Etika e fotove dhe videove
15Marrëdhenit publike dhe mesazhet etike
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të përvetësojnë njohuri për t’u përgatitur për situata të ndryshme etike me të cilat mund të ndeshet në ushtrimin e profesionit.
2Studentet do njohin legjislacionin vendas dhe konventat nderkombëtare, të drejtat,detyrimet e përgjegjësitë
3Ndermjet debateve,formave interaktive,të ftuarëve studentët do të aftesohen e ndergjegjësohen për domosdoshmërinë e respektimit të deontologjisë e etikës profesionaleLenda synon rritjen e komunikimit, reflektimin,profesionalizin ndermjet respektimit të elementeve bazë të komunikimit e informimit.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale130
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 100
Gjysmë finale 188
Provimi final 11010
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 122
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 4.88
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)