
Emri i Lëndës : Etika e Medias dhe Legjislacioni | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
COM 303-1 | B | 5 | 3 | 0 | 0 | 3.00 | 5 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Përveç të drejtave dhe detyrimeve ligjore, mediat kanë edhe nje pergjegjesi morale,etikenë informimin dhe komunikimin e publikut duke ndikuar drejtperdrejtë në formimin e personalitetit të njeriut por edhe në zhvillimin e gjithë shoqërisë dhe jetës demokratike. Kursi në të gjitha modulet e tij mbeshtetet në parashtrimin e argumentave se komunikimi mediatik, informimi kanë gjithmonë si parakusht respektimin e deontologjisë e etikës profesionale. Parë në këtë këndvështrim, lenda është e ndertuar mbi debate interaktive mbi liritë dhe pergjegjësitësi dy shtylla të rendësishme në kërkimin e së vertetës,informimin dhe komunikimin publik. Ndërthurja e elementeve teorike me çeshtje e raste konkrete nga media e huaj e shqiptare, të prezantuara shpesh nga vetë studentët i ndihmon ata të reflektojnë ,të komunikojnë e të gjejnë një përgjigjetë dilemave etike te përgjegjësia profesionale,te lira e informimit duke respektuar të drejtat e liritë individuale dhe deontologjinë profesionale. Në funksion të nxitjes së debatit dhe reflektimit mbi çeshtje të ngritura,do të bëhet e mundur edhe prania gjatë orëve e personaliteteve të ndryshme nga fusha e gazetarisë ,të drejtave të njeriutdhe jurisprudenca. | |||||||
Objektivat | •Kjo lendë do të ndihmojë studentët të kuptojnë: -Përveç të drejtave dhe detyrimeve ligjore,mediat kanë edhe nje pergjegjesi morale ,etike në informimin dhe komunikimin e publikut duke ndikuar drejtperdrejtë në formimin e personalitetit të njeriut por edhe në zhvillimin e gjithë shoqërisë dhe jetës demokratike. -Deontologjia e medias është një tërësi parimesh e regullash profesionale të detyrueshme për tu zbatuar e që e ndihmojnë gazetarin t’i japë përgjigje dilemave të caktuara etike me të cilat ndeshet çdo ditën e kërkimt të së vërtetës. -Të njohë,të respektojë legjislacionin mbi të drejtën e lirinë e shprehjes por edhe mbi respektimin e të drejtave të njeriut. -Të ndihmojë studentët për t’u përgatitur për situata të ndryshme etike me të cilat mund të ndeshen në ushtrimin e profesionit. -Të kuptojnë se e drejta e informimit i përket edhe publikut që kërkon që informacioni i dhënë nga gazetari të transmetohet,të komentohet me ndershmëri profesionale,larg manipulimeve,spekullimeve,interferencve politike e sociale që mund të nxisin reagime të ndryshme në një shoqëri të hapur. Lenda synon një riafirmim të vlerave etike morale,kodeve deontologjike duke zhvilluar qëndrimet profesionale dhe aftësitë personale të nevojshme për përgatitjen e studentëve si specialistë të komunikimit | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit.Partimet bazë të etikës në media. Çfarë është etika, ndryshjimi nga ligji për median dhe detyrimi për zbatimin e këtyre parimeve. | |||||||
2 | Media dhe publiku, dramatizimi i ngjarjeve të zakonshme dhe pasojat e saj dhe viktimat e abuzimit mediatik | |||||||
3 | Etika në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. | |||||||
4 | Etika individuale dhe organizative. Raporti mes gazetarit dhe medias ku ai punon, përballë publikut. | |||||||
5 | Ligji për median. Kufizimet dhe liritë e medias në Shqipëri | |||||||
6 | Paketa antishpifje, sa e cënon lirinë e medias nisma e re e qeverisë | |||||||
7 | Privatësia. Gazetaria investigative dhe rreziku i cënimit të lirisë se tjetrit përmes kameras së fshehtë | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | Raportimi i lajmit në fushatën elektorale. Dilemat dhe sfidat etike në mbulimin e lajmit në fushatë elektorale | |||||||
10 | Etika në publikimin e fotove dhe videove. Raportimi i lajmeve të kronikës së zezë | |||||||
11 | Mediat mes ligjit dhe etikës. Roli dhe qëndrimi i medias për cështjet e sigurisë kombëtare | |||||||
12 | Konfidencialiteti, besnikëria dhe besueshmëria e lajmit | |||||||
13 | Manipulimi i publikut dhe fabrikimi i ngjarjeve | |||||||
14 | Marrëdheniet publike dhe fenomeni produkteve të gatshme mediatike | |||||||
15 | Etika në median online dhe rrjetet sociale | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Të fitojnë parimet bazë të etikës në media dhe të dallojnë ndryshimet mes ligjit për median dhe parimeve etike, që shërbejnë për normimin e punës së përditshme të gazetarit | |||||||
2 | Të njihen konkretisht me shembuj të cënimit të etikës nga ana e gazetarëve dhe pasojave që ajo ka shkaktuar tek personat e prekur. | |||||||
3 | Të fitojnë njohuri të përgjithshme mbi normat e etikës profesionale e personale , sjelljen e gazetarit në publik si pjesë e punës për krijimin e statusit të tij si person publik | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 40 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 0 | 0 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 5 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 45 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 55 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 3 | 48 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 4 | 56 | |||||
Detyra | 0 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 8 | 8 | |||||
Provimi final | 1 | 10 | 10 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 122 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 4.88 | |||||||
ECTS | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)