Emri i Lëndës : Shtypi i Shkruar dhe Online
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 252-1 D 4 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Lënda ofron një përmbajtje të zgjeruar mbi shtypin e shkruar dhe atë online. Në këtë kurs do të trajtohen në mënyrë të detajuar zhanret kryesore të gazetarisë, si dhe sfidat e shtypit tradicional përballë medias online. Cilat janë karakteristikat kryesore të shtypit shqiptar? Cilat janë sfidat e medias tradicionale në erën e zhvillimeve të vrullshme teknologjike? A do t’i mbijetojë shtypi medias online? Shtypi i shkruar përballë medias online do të jetë në fokus të këtij kursi.
Objektivat Në këtë kurs synohet që studentët: - Të kuptojnë dhe njohin të gjitha zhanret e gazetarisë tradicionale. - Të njohin dhe zhvillojnë njohuritë e tyre mbi zhvillimet e vazhdueshme të medias online. - Të aftësohen mbi mënyrat e përcjelljes së informacionit nëpërmjet shtypit të shkruar dhe medias online. - Të konceptojnë më qartë sfidën midis medias tradicionale dhe asaj të re.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Si ka ndryshuar peizazhi mediatik dhe sfidat e reja. Trajtimi i konvergjencës, digjitalizimit, ndryshimit mes lexuesve dhe audiencave interaktive, hibridizimi etj. Pse redaksive të shtypit u është dashur të përshtaten me zhvillimet e teknologjisë dhe internetit? Pse u desh të kalonin në versione online, madje të krijonin nën mbrojtjen e tyre media të mirëfillta online?
2Parimet e raportimit dhe shkrimit të lajmeve. A kanë ndryshuar? Si menaxhohen lajmet në modele të reja të redaksive. Si kanë ndryshuar redaksitë tradicionale të lajmeve.
3Profili i ri i gazetarit; çfarë mban të trashëguar nga modeli tradicional i të bërit gazetari në shtyp dhe çfarë aftësish të reja ka fituar. Burimet. Të bësh gazetari në 2020-ën.
4Pika lidhëse mes shtypit të botuar dhe atij online: ZHANRET. Çfarë janë zhanret dhe si kanë ndryshuar ato? Një thellim mbi gazetarinë e re dhe atë tradicionale me fokusin te zhanret: zhanret informative, analitike, zhanret në medien online etj.
5Pse ka rëndësi të kuptojmë që sot kushdo mund të prodhojë përmbajtje mediatike; Edukimi Mediatik dhe njohja me rreziqet në një hapësirë të mbingarkuar me informacion.
6Komunikimi vizual dhe multimedia- e reja që sjell peizazhi i ri mediatik. Nga faqosësit te mjeshtëria e gazetarëve në përdorimin e audios, videos, fotove, grafikëve etj.
7Njohja dhe shërbimi etik ndaj audiencës interaktive. Ndjekja e lajmit. Kush po na lexon?
8Provim Gjysmëfinal
9Ku ta gjejmë frymëzimin? Si të zgjedhim temën për artikullin e radhës. Si të punojmë me burimet, balancën etj. Një investigim mund të gjejë dritën e publikimit i nxitur edhe nga statuse audiencash në “Facebook” e rrjete të tjera sociale. Si të përdorim rrjetet sociale në mënyrë të zgjuar.
10Si të shkruajmë për një medie online? Parimet e një shkrimi të mirë. Shpejtësia dhe saktësia.
11Si të shkruajmë për një medie online? Mjetet dhe teknikat. Të zbatuarit e shumë detyrave njëherësh.
12Si të redaktojmë për një medie online? Parimet e punës me rezultat.
13Si të redaktojmë për një medie online? Zëri dhe stili. Të shkruash shqip.
14Vendosja dhe komunikimi i besueshmërisë në hapësirat digjitale. E drejta e autorit.
15Prezantim Projekti
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të pajisen me njohuri mbi shtypin dhe median online.
2Studentët do të jenë të aftë të dallojnë dhe përgatisin lajme për t’i publikuar në gazeta, revista dhe faqe interneti.
3Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë e të mbrojnë mendimet dhe idetë e tyre mbi median shqiptare në përgjithësi, si kontribut për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe të integruar.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale140
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 000
Gjysmë finale 188
Provimi final 11313
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)