
Emri i Lëndës : E Folura në Publik | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
COM 304-1 | B | 6 | 3 | 0 | 0 | 3.00 | 6 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Gjatë gjithë historisë së njerëzimit njerëzit e kanë përdorur të folurin në publik si një mënyrë vitale komunikimi. Të folurit në publik është një mënyrë e bërjes publike të ideve; e ndarjes së këtyre ideve me njerëzit e tjerë dhe një mënyrë e ndikimit të individëve. Në kurs do të flitet për artin e të folurit në publik dhe do të analizohen të gjithë faktorët që ndikojnë në përgatitjen dhe mbajtjen e një fjalimi të mirë para publikut. Që një komunikim i tillë të jetë efikas, duhen njohur mirë elementet që përfshihen gjatë një ndërveprimi të tillë. Analiza e audiencës, puna kërkimore paraprake, zgjedhja e temës, hartimi i fjalimit në mënyrë të strukturuar, mposhtja e etheve të skenës dhe arti i të bindurit janë disa nga çështjet që do të trajtojmë së bashku. | |||||||
Objektivat | Në fund të kësaj lënde, studenti do të jetë i familjarizuar me paraqitjen e një ligjërate të mirëargumentuar dhe mirëprezantuar, të përshtatshme me situatën përkatëse. Për të bërë këtë, do të përqëndrohet në disa aspekte si: Çfarë do të thotë të jesh një folës dhe dëgjues etik i mesazheve? Identifikimi i elementeve qëndrorë për një mesazh logjik dhe të mirëorganizuar; Identifikimi dhe prezantimi i llojeve të ndryshme të ligjëratave etj | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Hyrje në artin e të folurit në publik;Tradita e folurit në publik; Ngjashmëritë dhe dallimet midis të folurit në publik dhe bisedimit- Të folurit publik dhe mendimi kritik. | |||||||
2 | Analiza e audiencës; Fokusimi te audience; Psikologjia e audiencës; Analiza demografike e audiencës; Analiza e audiencës sipas situatës; Marrja e informacioneve mbi audiencën | |||||||
3 | Zgjedhja e një teme dhe qëllimi; Zgjedhja e një teme; Përcaktimi i qëllimit të përgjithshëm dhe specifik; Formulimi i idesë kryesore | |||||||
4 | Etika dhe të folurit në publik; Rëndësia e etikës; Këshilla për të folurit etik; Plagjiatura; Këshilla për dëgjimin etik Dëgjimi; Dëgjimi dhe të menduarit kritik; Shkaqet e dëgjimit të dobët | |||||||
5 | Mbledhja e materialeve; Përdorimi i njohurive dhe i përvojave vetjake; Kërkimi në bibliotekë; Kërkimi në internet; Intervista; Këshilla për punën kërkimore | |||||||
6 | Organizimi i pjesës kryesore të fjalimit- Pikat kryesore- Materialet mbështetëse | |||||||
7 | Fillimi dhe fundi i fjalimit; Hyrja; Konkluzioni; Skicimi i fjalimit; Skica e përgatitjes; Skica e mbajtjes së fjalimit | |||||||
8 | Përdorimi i gjuhës; Kuptimi i fjalëve; Përdorimi i saktë dhe i qartë i fjalëve; Përdorimi i përshtatëshëm i gjuhës | |||||||
9 | Mbajtja e fjalimit; Metodat e mbajtjes së fjalimit; Zëri i folësit; Trupi i folësit | |||||||
10 | Përdorimi i mjeteve ndihmëse pamore; Llojet e mjeteve ndihmëse pamore; Përdorimi i Power Point-it | |||||||
11 | Llojet e fjalimeve; Të flasësh për të informuar; Të flasësh për të bindur | |||||||
12 | Metodat e bindjes; Ndërtimi i besueshmërisë; Përdorimi i evidencës; Arsyetimi; Tërheqja emocionale (patosi) | |||||||
13 | Fjalimet për raste të veçanta; Fjalime prezantuese; Fjalime dorëzimi të një vlerësimi publik; Fjalime pranimi të një vlerësimi publik; Fjalime përkujtimore; Fjalimet e pasdarkave | |||||||
14 | Fjalimet në grupe të vogla; Çfarë është një grup i vogël?; Udhëheqja dhe përgjësitë në grupe të vogla; Metodat e mendimit reflektues; Prezantimi i mendimeve të grupit | |||||||
15 | Përsëritje, prezantim i projekteve studentore | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi paraqitjen e një ligjërate të mirëargumentuar dhe mirëprezantuar, të përshtatshme me situatën përkatëse. | |||||||
2 | Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi perceptimin e mesazhit të shpërndarë dhe analizimin e audiencës para dhe pas ligjërimit publik | |||||||
3 | Studentët do të jenë në gjendje të identifikojnë elementët qëndrorë për një mesazh logjik | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 30 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 1 | 20 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 0 | 0 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 3 | 48 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 2 | 28 | |||||
Detyra | 1 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 33 | 33 | |||||
Provimi final | 1 | 40 | 40 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 149 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 5.96 | |||||||
ECTS | 6 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)