Emri i Lëndës : Etika e Medias dhe Legjislacioni
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 303-1 A -1 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi Përveç të drejtave dhe detyrimeve ligjore, mediat kanë edhe nje pergjegjesi morale,etikenë informimin dhe komunikimin e publikut duke ndikuar drejtperdrejtë në formimin e personalitetit të njeriut por edhe në zhvillimin e gjithë shoqërisë dhe jetës demokratike. Kursi në të gjitha modulet e tij mbeshtetet në parashtrimin e argumentave se komunikimi mediatik, informimi kanë gjithmonë si parakusht respektimin e deontologjisë e etikës profesionale. Parë në këtë këndvështrim, lenda është e ndertuar mbi debate interaktive mbi liritë dhe pergjegjësitësi dy shtylla të rendësishme në kërkimin e së vertetës,informimin dhe komunikimin publik. Ndërthurja e elementeve teorike me çeshtje e raste konkrete nga media e huaj e shqiptare, të prezantuara shpesh nga vetë studentët i ndihmon ata të reflektojnë ,të komunikojnë e të gjejnë një përgjigjetë dilemave etike te përgjegjësia profesionale,te lira e informimit duke respektuar të drejtat e liritë individuale dhe deontologjinë profesionale. Në funksion të nxitjes së debatit dhe reflektimit mbi çeshtje të ngritura,do të bëhet e mundur edhe prania gjatë orëve e personaliteteve të ndryshme nga fusha e gazetarisë ,të drejtave të njeriutdhe jurisprudenca.
Objektivat •Kjo lendë do të ndihmojë studentët të kuptojnë: -Përveç të drejtave dhe detyrimeve ligjore,mediat kanë edhe nje pergjegjesi morale ,etike në informimin dhe komunikimin e publikut duke ndikuar drejtperdrejtë në formimin e personalitetit të njeriut por edhe në zhvillimin e gjithë shoqërisë dhe jetës demokratike. -Deontologjia e medias është një tërësi parimesh e regullash profesionale të detyrueshme për tu zbatuar e që e ndihmojnë gazetarin t’i japë përgjigje dilemave të caktuara etike me të cilat ndeshet çdo ditën e kërkimt të së vërtetës. -Të njohë,të respektojë legjislacionin mbi të drejtën e lirinë e shprehjes por edhe mbi respektimin e të drejtave të njeriut. -Të ndihmojë studentët për t’u përgatitur për situata të ndryshme etike me të cilat mund të ndeshen në ushtrimin e profesionit. -Të kuptojnë se e drejta e informimit i përket edhe publikut që kërkon që informacioni i dhënë nga gazetari të transmetohet,të komentohet me ndershmëri profesionale,larg manipulimeve,spekullimeve,interferencve politike e sociale që mund të nxisin reagime të ndryshme në një shoqëri të hapur. Lenda synon një riafirmim të vlerave etike morale,kodeve deontologjike duke zhvilluar qëndrimet profesionale dhe aftësitë personale të nevojshme për përgatitjen e studentëve si specialistë të komunikimit
Programi i Lëndës
JavaTema
1Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit.Partimet bazë të etikës në media. Çfarë është etika, ndryshjimi nga ligji për median dhe detyrimi për zbatimin e këtyre parimeve.
2Media dhe publiku, dramatizimi i ngjarjeve të zakonshme dhe pasojat e saj dhe viktimat e abuzimit mediatik
3Etika në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët.
4Etika individuale dhe organizative. Raporti mes gazetarit dhe medias ku ai punon, përballë publikut.
5Ligji për median. Kufizimet dhe liritë e medias në Shqipëri
6Paketa antishpifje, sa e cënon lirinë e medias nisma e re e qeverisë
7Privatësia. Gazetaria investigative dhe rreziku i cënimit të lirisë se tjetrit përmes kameras së fshehtë
8Provim Gjysmëfinal
9Raportimi i lajmit në fushatën elektorale. Dilemat dhe sfidat etike në mbulimin e lajmit në fushatë elektorale
10Etika në publikimin e fotove dhe videove. Raportimi i lajmeve të kronikës së zezë
11Mediat mes ligjit dhe etikës. Roli dhe qëndrimi i medias për cështjet e sigurisë kombëtare
12Konfidencialiteti, besnikëria dhe besueshmëria e lajmit
13Manipulimi i publikut dhe fabrikimi i ngjarjeve
14Marrëdheniet publike dhe fenomeni produkteve të gatshme mediatike
15Etika në median online dhe rrjetet sociale
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Të fitojnë parimet bazë të etikës në media dhe të dallojnë ndryshimet mes ligjit për median dhe parimeve etike, që shërbejnë për normimin e punës së përditshme të gazetarit
2Të njihen konkretisht me shembuj të cënimit të etikës nga ana e gazetarëve dhe pasojave që ajo ka shkaktuar tek personat e prekur.
3Të fitojnë njohuri të përgjithshme mbi normat e etikës profesionale e personale , sjelljen e gazetarit në publik si pjesë e punës për krijimin e statusit të tij si person publik
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale140
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14570
Detyra 030
Gjysmë finale 133
Provimi final 133
Të tjera 030
Ngarkesa totale e orëve 124
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 4.96
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)