
Emri i Lëndës : Teoritë e Komunikimit | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
COM 102-1 | A | -1 | 3 | 0 | 0 | 3.00 | 5 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | ||||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Kjo lëndë i ofron studentëve një vështirim të zgjeruar mbi teoritë e komunikimit. Lënda e teorive të komunikimit shqyrton perspektiva teorike kryesore mbi proceset e komunikimit. Përmes një qasje të integruar teorive kryesore në hulumtimin e traditave kryesore të teorive të komunikimit, studentët njihen me përqasjet objektive dhe interpretuese ndaj komunikimit. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të njihen me shtatë traditat në fushën e teorive të komunikimit. Lënda është konceptuar në mënyrë që tu japë mundësi studentëve të klasifikojnë teoritë e ndryshme të komunikimit dhe të dallojnë pikat e përbashkëta të këtyre teorive. | |||||||
Objektivat | Lënda synon të ndihmojë në kuptimin e veçorive të 31 teorive aktuale të përdorura në procesin e komunikimit. Të nxis aplikimin e teorive jashtë auditoreve të mësimit. Të nxis dhe zhvillojë aftësitë e kërkimit dhe analizës. Gjatë kësaj lënde synohet që studentët; të zgjerojnë njohuritë e tyre reth teorive kryesore të komunikimi, të zhvillojnë cilësitë analitike për të analizuar seciliën nga teoritë e komunikimi, të nxisë aplikimin e teorive të komunikimi në projekte kërkimore, të pajisë pajisen me njohuri rreth koncepteve kryesore të procesit të komunikimit që merren në shqyrtim nga teoritë e ndryshme. | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Të flasësh për teorinë-Çfarë është teoria? Përkufizimi i përgjithshëm i teorisë dhe pse duhet të studiojmë teoritë. Metaforat për të shpjeguar teoritë dhe imazhi i teorive. Teoritë si rrjeta, lente dhe harta. Dy përqasjet kryesore në klasifikimin e teorive. Përqasja objektive dhe përqasja i interpretuese. Klasifikimi i teorive të komunikimit. Dallimi mes shkencëtarëve bihevioristë dhe retoricienëve. Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit. Fq 13-23, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
2 | Vlerësimi i teorive. Cilat janë kriteret që duhet të përmbushë një teori e mirë. Standardet shkencore për teoritë objektive dhe teoritë interpretuese. Hartëzimi i territorit. Shtatë tradita në fushën e teorive të komunikimit. Përqasja e Robert Craig mbi shtatë traditat. Përcaktimi i kufijve në fushën e teorive të komunikimit. Fq 37-50, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
3 | Komunikimi ndërpersonal. Metafora e lojës dhe komunikimi ndërpersonal. Modeli i bulingut si mënyrë për të përcjellë mesazhet, është pikëpamja më e përhapur rreth komunikimit. Komuniteti: Efekti social i pritshmërive të të tjerëve. Ndërveprimi Simbolik. Menaxhimi i koordinuar i kuptimit. Fq 51-64, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
4 | Teoria e depërtimit social.Çfarë është depërtimi social dhe si zhvillohet procesi i depërtimit social. Struktura e personaliteti sipas Irwin Altman dhe Dalmas Taylor. Teoria e përpunimit të informacionit social. Ndryshimet teknologjike dhe ndikimi në marrëdhëniet ndërpersonale. Ndryshimet e shpejta të teknologjisë së komunikimit i kanë vënë në vështirësi studiuesit e komunikimit që përpiqen të kuptojnë se çfarë ndikimi kanë ato për marrëdhëniet ndërpersonale. Fq 96-107, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
5 | Teoria e shkeljeve të pritshmërisë. Modeli i komunikimit sipas parimit të hapësirës personale. Koncepti i hapësirës personale si vëllimi i padukshëm dhe i ndryshueshëm i hapësirës, e cila rrethon një individ, duke përcaktuar distancën që preferon të ketë me të tjerët. Proksemika dhe njohja me studimin e hapësirës sipas Edward Hall. Njohja me konceptet bazë të teorisë sipas autores Judee Burgoon. Teoria e përpunimit të informacionit social dhe idetë e autorit Joseph Walther. Koncepti i Komunikimit të ndërmjetësuar nga kompjuteri. Komunikimi i ndërmjetësuar nga kompjuteri dhe komunikimi ballë për ballë. Fq 177-212, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
6 | Komunikimi Publik dhe në grup Konceptet kryesore të teorive që studiojnë komunikimin publikd he komunikimin në grup. Një vështrim i përgjithshëm mbi komunikimin organizativ. Përqasja kulturore ndaj organizatave. Teoria kritike e komunikimit në organizata. Fq 242-277, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
7 | Retorika- Paradigma narrative. Idetë për ligjërimin ideal të Platonit dhe retorika e arsitotelit. Njohja me dallimet mes dialektikës dhe retorikës. Provat retorike, logos, etos dhe patos. Rregullat e retorikës: Parimet e artit të bindjes, të caktuara nga retoristët e lashtë- krijimi, strukturimi, stili, interpretimi dhe kujtesa. Fq 278-308, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | Komunikimi masiv. Ekologjia e mediave. Njohja me idetë e teoricienit Marshall McLuhan. Marrëdhënia e medias me kulturën dhe njohja me qasjet postmoderniste. Baza e torisë së McLuhan sygjeron që mediat duhet kuptuar ekologjikisht. Analizimi i konceptit “Mediumi është mesazhi”. Fuqia e një medium për të na shndërruar. Duke e përdorur vazhdimisht një medium ai bëhet një lloj zgjatimi i vetvetes. Shtjellimi i konceptit të “fshtatit global”. Roli medias në formësimin e fshatit global. Fq 309-322, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
10 | Teoria e kultivimit si një portë hyrëse në fushën e studimit të efekteve të mediave. Prezantimi i konceptet dhe parimeve bazë të teorisë së kultivimit. Analizimi i qëndrimeve të Geroge Gerbner dhe Marshall McLuhan mbi fuqinë dhe ndikimin e mediave. Ndryshe nga McLuhan që e mbivendoste mediumin me mesazhin, Gerbner besonte se fuqia e TV buron nga përmbajtja simbolike e dramës së jetës së vërtetë, e shfaqur orë pas ore, ditë pas dite. Gerbnet besonte se televizioni dominon mjedisin e simboleve, duke u bërë rrëfimtar i pjesës më të madhe të historive. Njohja me kritikat mbi teorinë e kultimivimit dhe diskutim mbi të metat e kësaj teorie. Fq 360-370, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
11 | Teoria përdorim dhe kënaqësi. Kontributi i teorisë në studimin e efekteve të medias. Njohja me konceptin e komunikimit me dy ndalesa. Analizimi i kontributit të Elhu Katz në ndryshimin e këndvështrimit mbi studimet e efekteve të medias. Si e ndryshoi fushën e studimeve të efekteve mediatike zëvendësimi i pyetjes “Çfarë u bën media njerëzve?” me pyetjen “Çfarë bëjnë njerëzit me median?”. Duke kuptuar nevojat e konsumatorëve të medias, qartësohen dhe arsyet se pse ne e përdorim median. Po ashtu sqarohen dhe efektet e medias ose mungesa e tyre. Tipologjia e Alan Rubin për përdorimin e medias. Fq 350-359, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
12 | Teoria e përcaktimi të axhendës. Çfarë është përcaktimi i axhendës dhe si media ndikon në përcaktimin e axhendës së publikut? Shtjellimi i hipotezës kresore të përcaktimit të axhendës, sipas të cilës masmediat kanë aftësinë të transferojnë interesin për çështjet, nga axhenda e tyre informative tek axhenda e pulikut. Njohja me idetë e McCombs dhe Shaw mbi rolin e funksionit axhendë-përcaktues të mediave si përgjegjës për korrelacionin që ekziston ndërmjet mediave dhe dhe përparësive të publikut. Diskutimi mbi qendrueshmërinë e teorisë në kushtet e një ekosistemi mediatik të ndryshuar. A kanë të njëjtën fuqi në përcaktimin e axhendës, mediat e reja? Fq 371-385, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
13 | Teoritë kritikë të komunikimit dhe Shkolla e Frankfurtit. Çfarë janë toritë kritike të komunikimit dhe si mund të aplikohen parimet kryesore në studimin e mediave të reja? Një vështrim mbi idetë e Georg Lukács, Theodor W. Adorno, Herbert Marcuse, etj. Media sociale, puna dixhitale përmes lentes së teorive kritike. Shtjellimi i konceptit të medias sociale dhe pushtetit sipas Christian Fuchs. Fq 389-401, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
14 | Linja të përbashkëta në teoritë e komunikimit. Dallimet dhe pikat e përbashkëta të shkollave kryesore të torive të komunikimit. Fq 467-482, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016 | |||||||
15 | Prezantim projektesh | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Në përfundim të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të njohin teoritë kryesore të komunikimi | |||||||
2 | Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi evoluimin e teorive të komunikimit në kohë dhe konceptet e reja të komunikimit | |||||||
3 | Studentët do të përfitojnë njohuri të nevojshme për të klasifikuar, analizuar dhe vlerësuar dobishmërinë e teorive të komunikimit. | |||||||
4 | Studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë e marra rreth teorive të komunikimit në projekte dhe studime kërkimore | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 30 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 0 | 0 | ||||||
Projekte semestrale | 1 | 10 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 10 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 3 | 48 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 4 | 56 | |||||
Detyra | 1 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 0 | 0 | |||||
Provimi final | 1 | 25 | 25 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 129 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 5.16 | |||||||
ECTS | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)