Emri i Lëndës : Hyrje në Shkencat Politike
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
PLS 101-2 A -1 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi PLS 101 është projektuar për t’i prezantuar studentëve lëndën e shkencave politike. Lënda ka tre kredite dhe fokusohet në historinë, fushën e veprimit dhe metodat që përdoren në shkencën politike. PLS 101 përbëhet nga katër blloqe bazë: 1. Së pari, lënda eksploron se cfarë është shkenca politike dhe shpjegon metodat shkencore në studimin e politikës. 2. Së dyti, lënda fokusohet në konceptet e shkencës politike, duke adresuar më në detaje koncepte si forca, shteti, kombi dhe duke debatuar mbi këto koncepte. 3. Së treti, lënda analizon teorinë politike, mendimtarët kryesorë politikë dhe ideologjitë kryesore politike. 4. Së katërti, lënda do të krahasojë sistemet politike, partitë politike, sistemet zgjedhore dhe do të shpjegojë grupet e interesit.
Objektivat Politika shpesh komentohet si një e keqe e domosdoshme. Por cfarë është politika? Cili është ndikimi i politikës në shoqëri dhe cili është raporti midis politikës dhe qeverisjes? Cili është ndikimi i politikës në mir-funksionimin e institucioneve? Lënda do të shtjellojë pyetjet e mësipërme në një mënyrë kritike me qëllimin për të realizuar tre objektiva kryesore: 1. PLS 101 do të përmisojë kuptimin dhe percepsionin e studentëve për rolin e politikës. 2. PLS 101 do të shtjellojë konceptet si forca, shteti, qeverisja, sovramiteti, dhe legjitimiteti me një fokusim të vecantë tek demokracia. Lënda do t'i prezantojë studentëve ndryshimet kryesore midis një regjimi demokratik dhe jo-demokratik. 3. PLS 101 do të shpjegojë si punojnë institucionet politike dhe se si sjellja politike dhe institucionet ndërveprojmë për të krijuar produktin politik. Për rrjedhojë, lënda është projektuar që të zgjerojë njohuritë e studentëve më cështjet bashkëkohore politike.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Prezantimi i silabusit. Shpjegimi se per cfare eshte dhe ku perqendrohet lenda Hyrje ne Shkencat Politike
2Cfarë është shkenca politike? Shpjegimet qe marrin persiper te bejne Shkencat Politike dhe metodat qe ato perdorin. Cfare eshte politika dhe cilat jane kater perkufizimet kryesore per politiken. Andrew Heywood ff 1-9, S. Hix and M. Whiting ff 11-19
3Metodat shkencore në politike. Cfare do te thote te mendosh ne menyre shkencore per politiken. Cilat jane perqasjet ne studimin e politikes? Conceptet, modelet dhe teorite. Andrew Heywood ff 12-23, S. Hix and M. Whiting ff 19-28.
4Metodat shkencore në politikë: (Fusha e shkencave politike: zhvillime historike). Cfare jane eksperimentet, quasi-eksperimentet, studimet e rasteve dhe anketimet? Cilat jane kufizimet ne studimin e politikes? Ellen Grigsby ff 12-39.
5Konceptet kryesore në shkencat politike: Forca dhe perkufizimi i saj. Llojet e forces dhe debati qe zhvillohet ne studimin e rolit te forces ne shkencat politike. Eshte forca gjithmone e dhunshme? Cila eshte diferenca midis manipulimit dhe bindjes ne ushtrimin e forces? Ellen Grigsby, ff 41-56.
6Konceptet kryesore në shkencat politike: Shteti dhe Kombi. Cfare eshte shteti, kombi dhe nacionalizmi? Llojet e nacionalizmit. Debatet qe zhvillihen ne studimin e shtetit dhe kombit. E ardhmja e Shtetit-komb. Ellen Grigsby ff 57-74. Andrew Heywood ff 56-79, ff 108-127.
7Teoria politike: shtjellimi i bazamentit etik të politikës. Analizimi i yeorise politike dhe shpjegimi i Alegorise se Shpelles se Platonit. Shpjegimi i qellimeve kryesore qe shteti duhet te sherbeje. Duhet shteti te organizohet per te maksimalizuar forcen apo duhet te kufizohet forca e shtetit ? Duhet shteti te kontribuoje qe shoqeria te jete me etike? Ellen Grigsby ff 76-97.
8Provimi gjysmëfinal
9Demokracia dhe legjitimiteti. Shpjegimi i demokracise dhe modeleve te saj. Legjitimiteti dhe stabiliteti politik. Renia e regjimeve demokratike. Shpjegimi i problemeve qe mbart tranzicioni demokraratik dhe konsolidimi i demokracise. S. Hix and M. Whiting ff 29-47. Andrew Heywood ff 80-107. Juan Linz ff 3-86. Juan Linz dhe Alfred Stepan ff 3-66.
10Ideologjitë politike: liberalizmi, konservatorizmi, socializmi Shpjegimi se cfare jane ideologjite politike. Liberalizmi klasik dhe modern. Konservatorizmi tradicional. Shpjegimi i ideve kryesore ku mbeshteten keto ideologji. Ellen Grigsby ff 98-127. Andrew Heywood ff 28-45.
11Fashizmi dhe Nazismi. Shpjegimi se cfare jane keto ideologji. Shpjegimi se si fashzmi erdhi ne pushtet ne Itali dhe si u implementua nga Musolini. Shpjegimi se si gjermanet u bene naziste dhe si kjo ideologji erdhi ne pushtet ne .Gjermani. Neofashizmi dhe neonazismi ne ditet aktuale ne Europe. Ellen Grigsby ff 128-142. Peter Fritzsche, Germans into Nazis 1998. Zeev Sternhell ff 3-35, 195-206, 227-233.
12Feminizmi, postmodernizmi dhe ambjentalizmi. Shpjegimi i levizjeve feminist liberale dhe radikale. Shpjegimi i principeve baze te ideologjive ambjentaliste. Shpjegimi i modernizmit dhe post modernizmit. Ellen Grigsby ff 144-163. Andrew Heywood ff 49-53.
13Teorite kryesore ne politiken boterore. Realizmi, liberalizmi dhe kontruktivizmi. Shpjegimi i realizmit klasik dhe neorealizmit. Shpjegimi i liberalizmit dhe globalizmit. Shpjegimi i pricipeve baze te teorive konstruktiviste. John Baylis, Steve Smith & Patricia Owens ff 84-165.
14Politikë e krahasuar 1: Sistemet e qeverisjes: demokracia dhe regjimet jo demokratike. Modelet e regjimeve demokratike. Demokracia maxhoritare dhe konsensuale. Ellen Grigsby ff 165-192. Arend Lijphart ff 1-47.
15Politikë e krahasuar 2: Grupet e interesit, partitë politike, dhe zgjedhjet . shpjegimi se cfare jane partite politike, grupet e interest dhe sistemet zgjedhore. Funksionet e partive politike. Sistemet zgjedhore dhe zgjedhjet ne nje regjim demokratike dhe jo demokratik. Ku konsiston koncepti i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ellen Grigsby ff 195-231. Andrew Heywood ff 196-264.
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të njihen me konceptet baze dhe natyrën e politikës, shtetin dhe qeverinë, bazuar në teoritë moderne të shkencave politike.
2Studentët do të njihen me modelet e politikës dhe sjelljen e aktorëve politikë.
3Studentët do të marrin njohuritë bazë mbi parimet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.
4Studentët do të formojnë njohuritë bazë dhe do të përgatiten për studime të mëtejshme të thelluara në shkencat politike.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale140
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 000
Gjysmë finale 188
Provimi final 11313
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)