
Emri i Lëndës : Historia e Shqipërisë | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
HST 101-1 | B | 1 | 3 | 0 | 0 | 3.00 | 4 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Historia e Shqipërisë trajton ngjarje e dukuri historike që fillojnë nga kohët e lashta (parahistoria) e përfundojnë në ditët e sotme. Ky program bën të mundur njohjen e studentëve me historinë e popullit shqiptar nga kohët e vjetra dhe deri në ditët e sotme. Përmbajtja akademike e këtij programi përqendrohet në një sërë periudhash duke filluar nga: Antikiteti, Mesjeta, Rilindja Kombëtare, pavarësia, periudha komuniste dhe ajo bashkëkohore. | |||||||
Objektivat | Pas përfundimit të kursit synohet që studentët të jenë të aftë ; -Të njihen me historinë e popullit shqiptar nëpërmjet ngjarjeve dhe fakteve të shqyrtuara gjatë këtij programi. -Të kuptojnë ndodhitë me të rëndësishme historike. - Të jenë të hapur ndaj pikëpamjeve të ndryshme të shfaqura ndaj zhvillimive historike të periudhave të. caktuara duke debatuar mbi bazën e argumentave shkencore. -Të përcaktojnë kriteret dhe karakteristikat e çdo periudhe si dhe të vendosin një raport më të drejtë , ndërmjet aspekteve të zhvillimeve politike, sociale nga njëra anë dhe ekonomike, kulturore nga ana tjetër. Pas përfundimit të kursit synohet që studenti të jetë në gjendje që : - Të evidentojnë vendimet e marra në Konferenca të ndryshme në dëm të vendit tonë. -Të kuptojne sakrificat që dha kombi për të mbrojtur dhe ruajtur trevat e tij. -Të analizojnë nëpërmjet projekteve, shqyrtimeve tematike duke kuptuar karakteristikat e qytetërimeve të hershme në vendin tonë. -Të vlerësojne rolin e e atdhetarëve shqiptarë duke analizuar veprimtarinë e tyre për shpëtimin e atdheut | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Shteti shqiptar në vitet 1912-1914 a) Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimi i qeverisë Kombëtare të Vlorës b) Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1912-1913 c) Situata në Shqipëri pas Konferencës së Londrës . d) Veprimntaria e KNK dhe rrëzimi i qeverisë së Vlorës. | |||||||
2 | Shqipëria nën drejtimin e Princ Vidit a) Princ Vidi pranon kurorën e Shqipërisë b) Administrimi i Shqipërisë së Jugut c) Kryregritja kundër Princ Vidit | |||||||
3 | Shteti Shqiptar në Luftën e Parë Botërore a) Shqipëria arene lufte b) Traktati i fshehte i Londrës c) Mbarimi i Luftës dhe Kongresi i Durrësit | |||||||
4 | Shqipëria në Konferencën e Paqes a) Shqipëria në kuadrin e çështjes Adriatikut b) Kongresi i Lushjnjës c) Lufta e Vlorës | |||||||
5 | Shteti i ri shqiptar, sfidat e tij dhe diaspora shqiptare në Amerikë a) Shqipëria në vitet 1920-1924 b) Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve c) Sfidat e shtetit shqiptar (prill 1921-dhjetor 1924) d) Zogu në krye të qeverisë | |||||||
6 | Lëvizja e Qershorit dhe Qeveria e Fan Nolit a)Përmbysja me dhunë e Ahmet Zogut b)Qeveria e Fan Nolit | |||||||
7 | Republika shqiptare (1925-1928) a)Sfidat e para të Zogut President b) Kundërshtarët e Zogut nisin organizimin | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | Monarkia Shqiptare a)Shpallja e Monarkisë b)Politika e jashtme e Mbretit Zog c)Lëvizjet politike kundër tij d)Qeveria Liberale e Mehdi Frashërit | |||||||
10 | Shqipëria gjatë Luftës Dytë Botërore a) Pushtimi Italian i Shqipërisë b)Pushtimi Gjerman dhe rezistenca kundër tij | |||||||
11 | Shqipëria gjatë regjimit Komunist a)Shqipëria në periudhën 1944-1960 b) Marrëdhëniet e Shqipërisë me jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik c) Orientimi marksist i ekonomisë | |||||||
12 | Instalimi i Stalinizmit a)Triumfi i vijës së ashpër në gjirin e PPSh-së b) Orientimi i politikës së jashtme drejt Bashkimit Sovjetik c) Kriza në marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike | |||||||
13 | Orientimi Kinez i Shqipërisë a) Revolucioni kulturor kinez vjen edhe në Shqipëri b) Ndërtimi dhe Prishja e Miqësisë me Kinën c) Mbështetja kineze e ekonomisë shqiptare | |||||||
14 | Periudha e izolimit të Shqipërisë a)Vitet e fundit të sundimit të Enver Hoxhës b) Shqipëria gjatë viteve 90’ c)Fundi i regjimit komunist dhe vendosja e pluralizmit politik | |||||||
15 | Shqipëria në viet e tranzicionit. (Periudha postkomuniste) a) Shqipëria në periudhën pas viteve 90. b) Restaurimi i shtetit (1997-1998) c) Zhvillimet ekonomike në vitet 1991-2001 d) Rrugëtimi i Shqipërisë drejt aderimit në BE | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Përmbajta e këtij programi ka si karakteristikë njohjen e studentëve me historinë e popullit të tyre. | |||||||
2 | Aftësitë praktike dhe teknike të përfituara nga ky program jepen nëpërmjet punimeve me nivel të lartë gjuhësor dhe shkencor ( ese, detyra kursi dhe punim diplome ). | |||||||
3 | Aftësitë profesionale të studenteve do të zhvillohen nëpërmjet nxitjes së të vështruarit kritik të fakteve dhe ngjarjeve të periudhave të ndryshme historike. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 30 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 1 | 10 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 10 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 3 | 48 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 2 | 28 | |||||
Detyra | 1 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 10 | 10 | |||||
Provimi final | 1 | 14 | 14 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 100 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 4 | |||||||
ECTS | 4 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)