Emri i Lëndës : Marketing Mediatik
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 321-1 A -1 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi Ndonëse për shumë njerëz marketingu kuptohet vetëm si shitje dhe reklamë, koncepti i marketingut është shumë më i gjerë se kaq. Reklama dhe marketingu janë vetëm një pjesë e vogël e marketingut. Marketingu sot konceptohet si “ njohje e nevojave të konsumatorit” dhe përfshin shumë koncepte që kanë të bëjnë me tregun, konkurrencën, produktin, konsumatorin dhe komunikimin. Në konceptin më të gjerë, marketingu është një proces ku kompanitë krijojnë vlerë për klientët dhe ndërtojnë marrëdhënie të fuqishme me ta. Gjithashtu, marketingu është dhe një proces social që ka të bëjë me komunikimin. Gjatë procesit të marketingut kemi të bëjmë me përcjelljen e mesazhit te masa të gjera klientësh nga ana e kompanive, në mënyrë që të zgjojë interesin e tyre për të plotësuar nevojat dhe dëshirat. Sot mjetet e informimit publik, si ato tradicionale dhe ato të gjeneratës së re, po përballen me një konkurrencë në rritje. Si pasojë e kësaj, mediat nga platforma ndihmëse, të cilat shërbenin si ura lidhëse në përcjelljen e mesazhit nga kompanitë te klientët, janë shndërruar në aktorë tregu që përdorin metodat e marketingut për të bërë promovimin e produktit të tyre mediatik, në mënyrë që të fitojnë terren ndaj konkurrentëve.
Objektivat Kjo lëndë do t’i ndihmojë studentët që: - të kuptojnë rëndësinë që ka marketingu, si edhe të njohin principet bazë të kësaj fushe; - të pajisen me njohuri për tregun e mediave, ndryshimet që ka sjellë teknologjia, burimet e të ardhurave dhe kanalet e financimit të mediave; - të kuptojnë termat e komunikimit të integruar dhe funksionin e tyre në miksin e marketingut; - të kuptojnë rëndësinë që po merr marketingu i vetë industrisë së medias në një ambient ku konkurrenca dhe presioni i zhvillimeve teknologjike është gjithnjë në rritje.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Përkufizimi i marketingut / njohuri mbi lëndën
2Strategjia e markimit, vlera e markës
3Strategjia e marketingut që vihet në lëvizje nga klienti, segmentimi, shenjëstrimi, diferencimi dhe pozicionimi
4Hartimi dhe vënia në zbatim i një plani marketingu
5Krijimi i kapitalit të markës, pozicioni i markës
6Miksi i promocionit, komunikimet e integruara të marketingut
7Dinamika dhe analiza e konkurrencës
8Provim Gjysmëfinal
9Marketingu dhe promocioni i mediave, ndryshimi me marketingun e produkteve të tjera
10Tregu i mediave, burimet e të ardhurave dhe mënyrat e financimit
11Marketingu dhe promocioni i medias publike, televizioni dhe radioja
12Marketingu i mediave të reja
13Ekonomia e mediave dixhitale, teknika dhe modelet e reja ekonomike në industrinë e medias
14Marketingu i radios
15Agjencitë e reklamave, struktura dhe funksionimi
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi konceptet dhe parimet e marketingut.
2Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi mënyrën e financimit të medias dhe burimet e të ardhurave.
3Studentët do të jenë në gjendje të hartojnë plane marketingu dhe të diskutojnë mbi rëndësinë që kanë këto plane për kompanitë dhe në veçanti për shoqëritë mediatike.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale130
Kuize00
Projekte120
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final60
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final40
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 133
Gjysmë finale 111
Provimi final 122
Të tjera 11010
Ngarkesa totale e orëve 120
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 4.8
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)