Emri i Lëndës : Hyrje në Komunikim Masiv
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 101-1 B 1 3 0 0 3.00 4
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Komunikimi masiv përfshin shpërndarjen e gjerë të infornacionit pak a shumë të njëjtën kohë për audienca të mëdha. Komunikimi përbën një komponent të rëndësishëm kulturor të shoqërive aktuale teknologjike. Ky kurs trajton natyrën themelore të komunikimit masiv, organizatat dhe mjetet që e krijojnë atë, media dhe mjetet me të cilin ka të bëjë si dhe dhe audienca që e përdor atë. Është një kurs prezantues për mjetet e komunikimit masiv, karakteristikat dalluese, disa teori mbizotëruese të komunikimit, çështje të organizimit nga aspekti i pronësisë, teknologjia moderne, etj. Në këtë kurs do të analizohen mënyrat se si media të veçanta si gazetat, librat, radio, TV dhe bota virtuale ndihmojnë në formimin e realitetit tonë shoqëror. Në mënyrë të veçantë do të analizohen mënyrat se si persona të veçantë që kanë akses së produksionet mediatike shpërndajnë mesazhin e tyre. Në këtë kurs gjithashtu do të diskutohet se si publiku merr pjesë në përdorimin, keqpërdorimin dhe injorimin e mesazheve me të cilin përballet.
Objektivat Kjo lëndë është dizajnuar për të njohur më mirë fushën dhe mjetet e komunikimit, si gazetat, revistat, librat, radiot, televizionin etj. Kjo lëndë do t'ju ndihmojë që: - të kuptoni vlerën që komunikimi dhe veçanërisht gazetaria ka në ndërtimin e një shoqërie të lirë. - të pajiseni me njohur mbi evoluimin e mediave dhe se si ju mund të jeni konsumatorë dhe prodhues të informacionit, reklamës, marrëdhënieve me publikun dhe argëtimit. - të mësoni mënyrat mbi identifikimin dhe përdorimin e burimeve cilësore të gazetarisë në mënyrë që të jemi të mirë informuar. - të zhvilloni vlerat e etikës, qëndrimet profesionale dhe aftësitë personale të nevojshme për në përgatijen tuaj si specialistë të komunikimit
Programi i Lëndës
JavaTema
1Hyrje në shkencat e komunikimit / Komunikimi dhe kultura
2Mesazhi përmes komunikimit verbal, joverbal dhe të folurës në publik
3Mesazhi përmes librit si mjet i komunikimit masiv
4Gazeta si mjet i komunikimit masiv. Karakteristikat e mesazhit të gazetës
5Karakteristikat e mesazhit përmes radios
6Televizioni dhe karakteristikat e mesazhit të transmetuar
7Kinemaja dhe filmi
8Provim Gjysmëfinal
9Interneti dhe Web-i; Mediat e reja si mjete komunikimi
10Reklama dhe mesazhi i transmetuar nëpërmjet saj
11Marrëdhëniet publike dhe karakteristikat e tyre
12Agjencitë e lajmeve / Sistemet ndërkombëtare dhe krahasuese të medias
13Audiencat, ndikimi dhe përfshirja e tyre në komunikimin masiv
14Etika dhe kontrollet e tjera formale
15Efektet sociale të komunikimit masiv
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi mënyrat e funksionimit të mjeteve të komunikimit masiv
2Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi perceptimin e mesazhit të shpërndarë nga mjetet e komunikimit masiv.
3Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë dhe të mbrojnë rëndësinë e gazetarisë në ndërtimin e një shoqërie të lirë.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale140
Kuize110
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final60
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final40
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14228
Detyra 000
Gjysmë finale 11010
Provimi final 11414
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 100
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 4
ECTS 4

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)