Emri i Lëndës : Bazat e Teorive te Perkthimit
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 306-1 B 6 3 0 0 3.00 6
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Kursi i lëndës Bazat e Teorive të Përkthimit në nivelin Bachelor do të ndihmojë studentët të nxënë njohuri që janë në funksion të përcaktimit të teorive bazë të përkthimit, të llojeve të saj si dhe të disiplinave gjuhësore të përafërta dhe metodës, si bazë e zgjidhjeve të problemeve të përkthimit në praktikë, me gojë apo me shkrim, të nënllojeve të ndryshëm të kësaj disipline shkencore, duke ardhur në ndihmë të ndërtimit dhe përcaktimit të koncepteve për strategji teorike, planifikim strategjik, për menaxhim efektiv të lëndës. Bazat e Teorive të Përkthimit ndihmojnë në përgatitjen për realizimin e një kthimi të mirë që njëherazi mund të vlejë për të rifituar besimin në dobinë dhe vlerën përparimsjellëse të përkthimit, të kuptuar jo thjesht si kthim të fjalëve nga një gjuhë në një tjetër, por si përpunim kritik i një përvoje, si fitim aftësie (të vlefshme për të ardhmen) për të zbuluar problemet, për t`i trajtuar në mënyrë metodike ato dhe për t`i parashtruar sipas disa mënyrave komunikuese të caktuara. Ky kurs ligjëratash ka për qëllim të shpjegojë se si mund të kryhet një kthim që mbështetet në bazën filozofike dhe metodën e duhur, duke dhënë kështu ndihmesë teoriko-kritike rreth dobisë së të marrit me kthime të cilat, veçmas në kushtet tona, janë ndihmesë në studime, por dhe do të udhëzojë e ndihmojë lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret. Thënë më shkurt, programi përmban sasi të mjaftueshme të materialeve teorike, për t`i dhënë rëndësi të veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar intelektualisht edhe këtë lloj komunikimi.
Objektivat 1. Studenti do të krijojë bindjen se një përkthim nuk varet vetëm nga konteksti gjuhësor, por edhe nga dicka që qëndron përtej tekstit dhe që do ta quajmë informacion mbi botën ose informacion enciklopedik. Të marrë njohuri të imta mbi teoritë bazë, si dhe mbi metodat e sprovuara shkencore të përkthimit, duke iu qasur konkretisht praktikave të përkthimit. 2. Të përvetësohen konceptet operative për të nxitur përvetësimin e njohurive që kanë të bëjnë me zgjedhjen e bazës teorike të përkthimit në hartimin me shkathtësi, si një përgatitje moderne, pa të cilën është vështirë të rreshtohen studentët në rrafshin e të kuptuarit, të interpretimit, të pavarësimit si dhe të daljes nga rrethi vicioz i kohës. 3. Të arrijnë studentët që duke aplikuar instrumentët metodologjikë, të mundësojnë shqyrtimet teorike duke kaluar në veprime konkrete, në hulumtime, observime dhe përkthime të specialitetit, të terminologjisë, të krahasuar deri në interpretime konsekutive apo simultane. 4. Kursi i ligjëratave bachelor mundëson veprim origjinal, të pavarur, komunikim me vlerat e shkuara, edhe në kultura të tjera, si dhe të skicimit të ideve me performancë të dobishme për zhvillimin e tërësishëm të kulturës, duke u miqësuar me bazen teorike dhe pse jo edhe praktikën e teknikën e përkthimit, si parakusht i gjithë nevojave të tjera ne komunikim, por edhe për ecurinë e punimeve shkencore-kërkimore.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Hyrje në bazat e teorive të përkthimit. Çështjet kryesore - Simbolika e përkthimit: Lavdia e papagallit; Dukuria e përkthimit; Përkthimi si dukuri e jetës shoqërore dhe kulturës njerëzore;
2Përvoja përkthimore dhe mitet; Babiloni - simboli i përkthimit dhe... gabimi i interpretimit; Zoti-interpretues, Hermesi; Bota antike greke dhe përkthimi; Septuaginta.
3Problemet përkthimore të Antikitetit; Pwrkthimi në Romën e lashtë. Teoricienwt e parw: Ciceroni dhe Horaci.
4Përkthimi në periudhën e Mesjetës së hershme. Përkthimet e para të Biblës; Roli teorik dhe praktik i Shwn Jeronimit, pwrkthimi i Biblws (Vulgata) nw latinisht. Përkthimi i parë i plotë i Biblës (384 e.j)
5Përkthimi në Mesjetë; Teoritw e para: Johan Witcliff; W. John Purvey; William Tyndale (1494-1536); Gjon Buzuku dhe
6Përkthimet e para laike në Europë. Arsimimi dhe gjuha amtare; Lindis Farma (700 p.K.); Mbreti Alfred dhe “Cura pastoralis” (vitet 871-899); funksionalizimi i tekstit të përkthyer në shoqëri; Roger Bacon (1214-1292); Dante Alighieri (1265-1321); Geoffrey Chauser. Punimet e para mbi teoritë e përkthimit: Etienne Dolet (1503-1546): “Si të përkthesh mirë nga njëra gjuhë në tjetrën”. George Chapman-it (1559-1634); Idetë përkthimore në epokën e Rilindjes; Edmond Cary; Fenimore Holand-it (1552-1637).
7 Përkthimtaria në shekujt XVII - XVIII; René Descartes (1596-1650) ; Sir John Denham (1615-1669); Abraham Cowley (1618-1667); John Dryden (1631-1700); Alexander Pope (1688-1744); Samuel Johnson (1709-1784); J. W. Goethe (1749-1832); Alexander Tytler (1789 -
8Provim i ndërmjetëm
9 Përkthimi në epokën e mbretëreshës Viktoria; Thomas Carlyle (1795-1881); Matthew Arnold (1822-1888); Henri Longfellow (1807-1881); Drejtimet themelore tipologjike të përkthimit në epokën e kapitalizmit industrial; Arkaizimi në përkthim; Friedrich Schleiermacher; Newman-i, Carlyle-i, Morris-i; Përkthimtaria angleze në gjysmën e parë të shekullit XX; Përkthimi në botën bashkëkohore.
10Karakteristika e përbashkët e teorive bashkëkohore të përkthimit; Problemet psikolinguistike dhe konjitive të përkthimit; Strategjia, e bazuar në hulumtimin e procesit të përkthimit. Process-based studies. Metodat: Problemet linguistike të përkthimit; Sferat kryesore të bashkëveprimit të linguistikës dhe përkthimologjisë: Charles Fritz dhe Leonard Bloomfield;
11Ekuivalenca përkthimore; Tipat e ekuivalentimit; Ekuivalenca situative; Aspektet pragmatike të përkthimit; John Austin - “Teoria e akteve ligjërimore”; Metodat e përshkrimit të procesit të përkthimit - Modeli situativ (ose denotativ); modeli Transformativ; Modeli semantik; Përshtatjet përkthimore;
12Çështjet e teorisë së përkthimit në traditën e përkthimologjisë angleze; Theodhor Savory; Përkthimi i përkryer; Përkthimi adekuat; Përkthimi i veprave klasike; Përkthimi i materialeve tekniko-shkencore; Përkthimi si ngjarje ndërkulturore; Përkthimi, teksti dhe gjuha; Përkthimi artistik; Perspektivat e përkthimologjisë; Përkthimologjia linguistike në SHBA; Casagrande, Quaine, Roman Jakobson; E. A. Nida; Ekuivalentimi formal, Ekuivalentimi dinamik;
13Përkthimologjia amerikane e viteve ’80: Bassnet-McGuire “Hulumtime përkthimore”; S. Ross: “Përkthimi dhe shembëlltyra"
14Bazat e teorive speciale të përkthimit: 1. Veçantitë e përkthimit me gojë; 2. Tipologji e Interpretimit; 2.1. Tipologji e gjuhëve sipas kritereve profesionale; Kombinimi gjuhësor; Interpretimi i terrenit (inteprète de liaison / community interpreter/interprete di communità); Interpretimi i vijuar (consécutive/consecutiv/consecutivo); 2.4. Interpretimi i njëkohshëm (simultanée/simultaneous/simultanea); 2.5. Interpretimi i njëkohshëm me ndërlidhje (relais/relay); 2.6. Interpretimi me pëshpëritje (chuchotage/whispering); 2.7. Interpretimi me kthim (retour) në gjuhën B; 2.8. Interpretimi me letër (traduction à vue/ sight translation, interpretation/ traduzione a vista); 2.9. Interpretimi në gjuhën e shenjave.
15Përkthimi në Shqipwri; Zanafilla e përkthimit: një vështrim historik; Diskursi pwrkthimor nw fillim tw shek. XX; 1. Shkretëtira përkthimore e trashëguar; 2. Mungesa e fjalës
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Të aftësohet studenti në thellimin e njohurive shkencore dhe profesionale, si një lëmë i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm, për krijim, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve në lëmin e studimit dhe më gjerë.
2Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punime të tjera, punime diplome, etj.)
3Të nxitet të analizuarit kritik dhe te menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e ndjeshmërisë së veprës si dhe të kuptuarit të saj.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale140
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 0120
Gjysmë finale 13030
Provimi final 12525
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 145
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5.8
ECTS 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)