Emri i Lëndës : Agjencitë e Lajmeve
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 216-1 B 4 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Gazetaria e Agjensisë-mbeshtetet kryesisht në praktika gazetareske të domosdoshme per t’u respektuar në një treg mediatik të hapur ndaj zhvillimeve të reja teknologjike. Agjensitë ndërkombëtare të lajmeve janë industritë fuqishme dhe líder të informimit duke iu përshtatur në çdo kohë modeleve të reja numerike ,të diktuara nga shumë faktorë e aktorë ekonomikë ,politikë e gjeo-politikë. Agjensitë e lajmeve janë industri e ngritur sipas nevojave të një tregu të hapur,ku lajmi shitet si mall i formatuar në mënyra të ndyshme,tekst,foto,video,infografistative apo e levizëshme:gjithçka e transmetuar ndërmjet mjeteve të shumta të komunikimit që nga satelitet e deri tek telefonat mobilë apo edhe duke kaluar nga ora që mbajmë në dorë…e nga ku mund të kalojë shumë shpejte dhe informacionit. Per arsye te shpejtesise se lajmit qe percillet në kohë reale ndermjet mjeteve te shumta te informacionit qê gjithmonë janë në zhvillim, praktikat e shkrimit dhe raportimit te lajmit te Agjensise jane futur gjeresisht n ëgazetarinë bashkekohore edhe janë bërë pjesë e sistemeve të tjera të industrisë s ëkomunikimit ,të futura gjërësisht në treg. Agjensitë e lajmeve funksionojnë sot si industria të mëdha informacionit duke qenë të detyruara t’i përshtaten nevojave të një tregu që gjithnjë e më tepër po bëhet i konkurueshëm ndêrmjet futjes së metodave apo sistemeve të tjera numerike .
Objektivat Informacion i plotë per Agjensitë nderkombetare e kombetare të Lajmeve.Njohja me ndërtimin institucional të një Agjensie Lajmesh dhe tregu që ajo mbulon.Funksionimi i Agjensive të lajmeve, gjeopolitika e mbulimit të informacionit.Menyrat e raportimit të lidhura ngushte me evolucionet e epokës numerike gjë që ndikon drejtperdrejtë edhe në formatin e shkrimit, por edhe në format e kategorite e tjera të raportimit si infografia,qoftê fikse qoftë edhe levizëse, video, fotografía digitale. Roli i Agjensive të lajmeve brenda një tregu të ri “digital story-telling”. Brenda kësaj botë lëvizëse, informacioni i përcjellë nga Agjensitë e Lajmeve apo mjetet e tjera komplementare të informacionit si kanalet informative( News),telefonía mobile¨, video etj, ka specifika dhe rregulla të caktuara të ndarjes së lajmit dhe te pasurimit të tij mbi bazën e një metodologjie e praktike të caktuar.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Prezantimi i lëndës. - Qëllimi dhe objektivat.
2Lindja dhe zhvillimi i agjencive të lajmeve - Llojet e agjencive
3Kontrolli dhe pronësia e agjencive kryesore të lajmeve
4Agjencitë kryesore të lajmeve, ndërtimi i tyre institucional
5Kontrolli dhe pronësia e Agjensive kryesore të Lajmeve/ Reuters/ AFP/ AP
6Deontologjia e produksionit
7Informacioni on-line në Agjensitë e Lajmeve ,raportet me mediat sociale apo mediat e tjera masive
8Provim Gjysmëfinal
9Mbulimi i konflikteve, ngjarjeve, kontrolli redaksional
10Roli,struktura, raportet e Agjensisë shqiptare të Lajmeve me mediat vizive e të shkruara në Shqipëri/ Agjensitë kombëtare/ Organizimi
11Dallimet nga gazetaria e mediave masive
12Rregullat e raportimit dhe transmetimit në Agjensitë e Lajmeve
13Vizitë në agjencitë e lajmeve
14Përmbledhje e njohurive të trajtuara në lëndë
15Prezantim projekti
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Funksionimi i Agjensive të Lajmeve.Orientimi në një treg mediatik që lëviz çdo ditë.
2Rendësia e një informacioni në një Agjensi Lajmesh/ Cfarë përbën informacion, lajm për një Agjensi nderkombetare Lajmesh.Cili është dallimi midis një Agjensie Nderkombetare Lajmesh dhe një Agjensie kombetare. Qarkullimi i informacionit, rendësia e respektimit të deontologjisë të informacionit .Klientët e Agjensive të Lajmeve.Lenda mbështet bazën teorike e shkencore,mbi shembuj konkretë e të përditësuar, të transmetimit të një lajmi të caktuar nga Agjensitë e huaja të Lajmeve, gazetat apo televizionet informative BBC,CNN. Kjo menyrë krahasimore e ndihmon studentin të shohë lajmin jo në kornizat e ngushta të rregullave teorike,por edhe ti zgjerojë atij njohuritë mbi bazën e kërkesave të tregut mediatik duke e ndihmuar të orientohet më mirë në këtë treg e të gjejë tek ai edhe mundësi për të ngritur më pas edhe karrierën e tij. Të aftësojë studentin me mënyrat e sotme të shkrimit dhe transmetimit të informacionit të shkurtër e konçiz – ndërmjet organizimit të lajmit me numër fjalësh –sipas kërkesave të medias, por edhe të operatoreve të tjerë që për arsye të shpejtësisë së komunikimit,transmetimit të informacionit nëper mjete teknologjivetë reja ( celularëve p.sh) po preferojnë gjithnjë e më shumë këtë menyrë shkrimi lajmi
3Të ndërgjegjësojë studentët se gazetaria nuk është thjesht dhe vetëm shkrim,raportim, redaksi ,por një industria që imponon rregulla,të diktura edhe nga një zhvillim i vrullshëm.Gazetaria e Agjensisë e bën studentin të kuptojë se pavarësisht nga shpejtësia apo kushtet e tjera të transmetimit të informacionit ,parimet bazë të vërtetësisë mbi bazen e verifikimit mbeten të pacenueshme.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale140
Kuize00
Projekte120
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final60
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final40
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 155
Gjysmë finale 188
Provimi final 11212
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 129
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5.16
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)