Emri i Lëndës : Hyrje në Komunikim Masiv
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 101-1 B 1 3 0 0 3.00 4
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Komunikimi masiv përfshin shpërndarjen e gjerë të informacionit pak a shumë në të njëjtën kohë për audienca të mëdha. Ky kurs trajton natyrën themelore të komunikimit masiv, organizatat dhe mjetet që e krijojnë atë, media dhe mjetet me të cilin ka të bëjë si dhe audienca që e përdor atë. Është një kurs prezantues për mjetet e komunikimit masiv, karakteristikat dalluese, disa teori mbizotëruese të komunikimit, çështje të organizimit nga aspekti i pronësisë, teknologjia moderne, etj. Në këtë kurs do të analizohen mënyrat se si media të veçanta si gazetat, librat, radio, TV dhe mediat e reja ndihmojnë në formimin e realitetit shoqëror. Në mënyrë të veçantë do të analizohen teknikat e opinion-bërjes nërmjet mjetet e komunikimit masiv. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet audiencës, përfshirjes dhe ndikimit të saj në mjetet e komunikimit masiv.
Objektivat Kjo lëndë do të ndihmojë studentët që: - të kuptojnë vlerën që komunikimi dhe veçanërisht gazetaria ka nëndërtimin e një shoqërie të lirë. - të pajisen me njohuri mbi evoluimin e mediave dhe se si ata mund të jenë konsumatorë dhe prodhues të informacionit, reklamës, marrëdhënieve me publikun dhe argëtimit. - të mësojnë mënyrat mbi identifikimin dhe përdorimin e burimeve cilësore të gazetarisë në mënyrë që të jenë të mirëinformuar. - të zhvillojnë vlerat e etikës, qëndrimet profesionale dhe aftësitë personale të nevojshme për përgatitjen e tyre si specialist të komunikimit
Programi i Lëndës
JavaTema
1Hyrje në shkencat e komunikimit / Komunikimi dhe kultura
2Mesazhi nëpërmjet komunikimit verbal, joverbal dhe të folurës në publik
3Mesazhi përmes librit si mjet i komunikimit masiv
4Karakteristikat e mesazhit përmes radios
5Televizioni dhe karakteristikat e mesazhit të transmetuar
6Kinemaja dhe filmi
7Gazeta si mjet i komunikimit masiv. Karakteristikat e mesazhit të gazetës
8Provim Gjysmëfinal
9Interneti dhe Web-i; Mediat e reja si mjete komunikimi
10Reklama dhe mesazhi i transmetuar nëpërmjet saj
11Marrëdhëniet publike dhe karakteristikat e tyre
12Agjencitë e lajmeve / Sistemet ndërkombëtare dhe krahasuese të medias
13Audiencat, ndikimi dhe përfshirja e tyre në komunikimin masiv
14Etika dhe kontrollet e tjera formale
15Efektet sociale të komunikimit masiv
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi mënyrat e funksionimit të mjeteve të komunikimit masiv
2Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi perceptimin e mesazhit të shpërndarë nga mjetet e komunikimit masiv.
3Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë dhe të mbrojnë rëndësinë e gazetarisë në ndërtimin e një shoqërie të lirë.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale130
Kuize210
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14228
Detyra 000
Gjysmë finale 11010
Provimi final 11515
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 101
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 4.04
ECTS 4

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)