Emri i Lëndës : Bazat e Semiotikes
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 201-1 A 3 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi "Bazat e Semiotikës dhe ligjet e saj» paraqet interes në lidhje me atë, që gjithçka që na rrethon janë shenja specifike: dukuritë e natyrës, programet kompjuterke, piktura, muzika dhe, sigurisht, gjuha, si në nivelin artistike, ashtu dhe në gjendjen e saj të natyrshme. Njeriu jeton në botën e shenjave, përdor shenjat dhe në situata të caktuara vetë përfaqëson një shenjë. Të ecurit e njeriut, veçantia e figurës së tij, timbri i zërit, forma e qethjes - ja pra një komplet i plotë shenjash, sipas të cilave ne ia qëllojmë mënjëherë një të njohuri. Shkenca që merret me studimin dhe interpretimin e shenjave dhe sistemeve shenjore, të krijuara me bazën e tyre, quhet Semiotikë. Sistemi shenjor - është një sistem, që transmeton një informacion, të ndryshëm nga energjia. Ai ekziston objektivisht, pavarësisht nga vëzhguesi. Një prej sistemeve më të rëndësishme të sistemit shenjor, të krijuar prej njeriut është gjuha natyrale, ose gjuha e folur. Ndërkaq Semiotika, si shkenca e përgjithshme mbi shenjat, merret me studimin jo vetë të gjuhëve natyrale. Në orbitën e saj përfshihen dukuri të tilla të kulturës, si kinemaja, teatri, piktura dhe arkitektura. Përderisa shenja është bartëse e informacionit, semiotika ka një domethënie të madhe aplikative gjatë studimit dhe projektimit të sistemit shenjor, të shfrytëzuar në procesin e transmetimit dhe përpunimit të informacionit. Përpunimet aplikative shkojnë sipas dy drejtimeve themelore. I pari është krijimi i gjuhëve artificiale, që mundësojnë lehtë të algoritmosh proceset e përpunimit të informacionit si për shembull, të gjuhëve të programimit, gjuhëve të indeksimit të dokumentave etj.). Drejtimi i dytë është krijimi i algoritmeve, që lehtësojnë përpunimin e teksteve në gjuhën natyrale (përkthimi kompjuterik, indeksimi dhe referencat automatike, përkthimi nga gjuha natyrale në gjuhën formale etj.). Së këndejmi mund të nxjerrim një konkluzion, që shkenca e Semiotikës është kyçe dhe aktuale në të gjitha proceset e komunikimit. Kursi i leksioneve "Bazat e semiotikës" i kushtohet ligjeve themelore të kësaj shkence relativisht të re mbi gjuhën dhe shenjat në shembullin e sistemeve të ndryshme shenjore, duke sjelle ilustrime të analizave nga rrafshet krahasuese, dhe po ashtu, duke studiuar natyrën e veçantë të shenjave dhe funksionimin e tyre në jetën e njerëzve. Së këndejmi, në cilësinë e objektit të kësaj lënde janë drejtpërdrejtë shenjat. Objet i leksioneve është funksionimi i shenjave dhe sistemeve shenjore në jetën e njerëzve dhe në gjuhë, si mjet bazë për përcjelljen e kuptimit, të cilat ekzistojnë, duke iu bindur ligjëzive të caktuara. Problem i rëndësishëm është kufizimi i saktë i domethënies së shenjës (denotative dhe sinjifikative).
Objektivat Qëllimi i këtij kursi leksionesh ka të bëjë me shqyrtimin dhe interpretimin e Semiotikës si shkenca mbi shenjat, funksionimi i isaj si një sistem unik si dhe detyrat që merr përsipër kjo shkencë në etapën bashkëkohore të zhvillimit të saj. Në akord me qëllimin e shtruar studentët do të ushtrohen në detyrat humumtuese si më poshtë: - të mësojnë qartë e vërtetueshëm shkencën e semiotikës dhe ligjësitë e saj; - të përvetësojnë historinë e zhvillimit të semiotikës në etapa të ndryshme historike; -të analizojnë tipologjinë e shenjave; - të përcaktojnë arsyet për krijimin e ligjeve semiotike; - të shqyrtojnë ligjet semiotike (pragmatika, semantika, sintaktika). Në akord me detyrat, struktura e leksioneve përfshin temat qëndrore që do të orientojnë seminaret, punimet dhe shfrytëzimin e literaturës.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Në botën e Semiotikës; - Çfarë është semiotika? - Nocioni mbi semiotiken dhe përbërësit e saj - tekstet, shenjat. - Humbja e Gjuhës: kur gjuha del e tepërt. - Shenja. Njerezit dhe shenjat. Llojet e shenjave
2- Situatat e komunikimit dhe llojet e tyre; - Sistemet shenjore -Çfare do te thotë sistem? - Si eshtë ndertuar një sistem shenjor.
3Rregullat e pwrdorimit të Sistemeve shenjore; - Veprimi i ndësjelltë i sistemeve shenjore - Përkthimi - Përdorimi dytësor i shenjave
4- Shenjat në kulturë - Numra të mençur - Duart dhe shenjat - Gurët shndërrohen gjithshtu në shenja. - Gjuha e vallëzimit -Gjuha si sistem shenjor
5- Nivelet e receptimit te tekstit semiotik dhe interpretimi i tij - Shenjat, thelbi dhe cilësitë e saj - Struktura e klasifikimit të shenjave
6- Tre dimensionet e tekstit semiotik
7Bazat semiotike të veprimtarisë komunikative - Marrëdhëniet komunikative në sistemin
8Provim Gjysmëfinal
9-Analiza semiotike e mesazhit të reklamës - Analiza komplekse e mesazhit të reklamës
10- Reklama si tekst i kreolizuar - Baza metaforike e tekstit të kreolizuar të reklamës.
11- Njësitë themelore dhe nocionet e semiotikës së tekstit. - Nocioni i shprehjes - Sintaktika
12- Mbi atmosferwn e semiotikës - Semantika - Pragmatika
13Semiosfera - Interteksti dhe Inosfera (sfera e informacionit - informsfera) - Semiotika e gjesteve:
14- Mbi Gjuhën e shurdhmemecëve - Mbi vëllezerit tanë të vegjël (kafshët) - Mbi paratë - Mbi gradat dhe dekoratat
15- Mbi gradat dhe dekoratat - Mbi lulet dhe ngjyrat - Mbi bletët - Mbi sistemin e numërimit
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit
2Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punim diploma)
3Të nxitet të menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e ndjeshmërisë së veprës si dhe të kuptuarit të saj.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale120
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final40
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final60
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 100
Gjysmë finale 11010
Provimi final 11010
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 124
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 4.96
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)