Emri i Lëndës : Marrëdhënia e lajmit, pushtetit dhe të vërtetës
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 513-1 D 3 3 0 0 3.00 6
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Që nga shekulli i 16-të studiues e filozofë të shumtë janë përpjekur të përcaktojnë marrëdhëniet midis pushteteve,shteteve e medias dhe ndikimin e tyre mbi lirinë e kontrollin.Pergjatë viteve, me ndryshimin e kushteve politike,ekonomike e sociale kanë pare dritë një numër teorish që reken të shpjegojnë këto marrëdhie.E pavarësisht ndryshimeve e orientimeve: teza e përbashkët është ndërvarja e raporteve midis informacionit,medias dhe së vërtetës nga sistemet politike si dhe nga faktorë të tjerë përcaktues e dominant të pushtetit politik siç janë faktorët ekonomikë apo ato social që diktojnë e imponojnë më pas sisteme të caktura mediatike,ndërmjet të cilave informacioni,komunikimi qarkullon here duke respektuar deontologjinë e informacionit mediatik – rezultante e së cilës ëshë e vërteta -here duke iu nënshtruar censurës,here censurës së veshur me autocensurë – rezultante e së cilës është manipulimi. Sot mediat janë kthyer në industri të ngritur sipas nevojave të një tregu të hapur,ku informacioni shitet si mall i formatuar për interesa të ndryshme të shtetit e pushtetit por edhe në mënyra të ndyshme,tekst,foto,video,infografi stative apo e levizëshme:gjithçka e transmetuar ndërmjet mjeteve të shumta që nga njëra anë lehtësojnë komunikimit por nga ana tjetër krijojnë një qark imponues e lehtësisht të manipulueshëm .
Objektivat Analiza e sistemeve politike, teorive të pushteti -instrumentave,qëllimeve për të vënë nën kontroll -sistemet e medias të gjendura nën presionin e vazhdueshëm të pushtetit qëllimi I vetëm I të cilit është kontrolli I informacionit.Nga ana tjetër analiza mbi optikën e ngjarjeve konkrete,konflikteve,luftarave të përcjella nga media të ndryshme nderkombëtare do të mundësojnë krijimin e hapësirave teorike e praktike ( mbi kazus konkretë) mbi të cilat do ngrihen debate që do synojnë zbërthimin e analizën e instrumentave mediatikë të përdorura nga pushtetet për të përcjellë të vërtetën apo për ta manipuluar atë duke ngritur struktura apo duke perdorur instrumenta , ideologji e filozofi tejet komplekse e që përcaktojnë edhe raportet e Lajmit,Pushtetit e së Vertetës.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Pushteti dhe politika
2Teoritë e Strukturë së pushtetit/ Llojet e pushtetit
3Pushteti dhe lufta/ Teoria e konfliktit
4Mbi pushtetin global dhe hegjemoninë
5Sistemet ndërkombëtare e krahasuese të medias dhe pushteti
6Teoritë e marrëdhenieve qeveri/ shtet-media
7Kontrolli dhe pronësia e medias
8Provimi Gjysmë-Final
9Ekonomia,media dhe pushteti
10Mbulimi I konflikteve,ngjarjeve,kontrolli redaksional/E vërteta e manipuluar
11Gjeopolitika e informacionit/ Ndikimi i mjeteve të propagandes
12Ndërkombëtarizimi i medias dhe liria e informacionit/Media sociale dhe pushteti
13Globalizmi dhe ekonomia e informacionit/ Dallimet ekonomike të sistemeve
14Teknika, gjini,stile e formate të përdorura nga kanale televizive informative apo media të tjera.CNN/ BBC/ Foks News/ NewYork Times/ Reuters/ AP/ AFP
15Dominimi kulturor e ideologjik/Informacioni i steriotipizuar
16Provimi Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Organizimi dhe analiza e strukturës së lidhjeve midis Medias,Pushtetit e së Vërtetës e ngritur si lidhje e qënësishme mbi të cilat ndërtohen strategji komunikimi,informimi të përcjella ndërmjet sistemeve të caktura mediatike
2Qëllimi kryesor është të kuptuarit se raportet midis Informacionit,Pushtetit e së Vërtetës nuk janë raporte rastësore por skema , strategji e politika që dominohen nga qëllime të paracaktura gjeopolitike,ekonomike e sociale që veprojnë e ushtrojnë presion e pushtet në forma të ndryshme brënda sistemeve të ndryshme mediatike.Është pushteti që imponon edhe ngritjen e fuqizimin e Sistemeve ndërkombëtare të informacionit.
3Objektiv i lëndës është studimi i këtyre raporteve si një tërësi elementesh që ndihmojnë për të kuptuar rolin e informacionit dhe komunikimit,instrumentat e kërkimit të së vërtetës, si një tërësi informacionesh,analizash,refleksionesh, burimesh që në botën e globalizimit të informacionit e me lindjen e mediave të reja mund të sigurohen më lehtësisht se më pare…ashtu si mund të manipulohen edhe më lehtë se më parë. Njohja e funksionimit të raporteve Media,Pushtet e Vërtetë…e afron më shumë të vërtetën duke na mmbrojtur më shumë edhe nga manipulimi, thotë Christian Kakam,në librin e tij “Pushteti politik dhe manipulimi”.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale130
Kuize110
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 000
Gjysmë finale 12020
Provimi final 12626
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 150
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 6
ECTS 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)