Emri i Lëndës : Marketingu Politik Mjetet, Teknikat dhe Strategjitë
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 421-1 B 1 3 0 0 3.00 6
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Marketingu politik ka tërhequr vëmendjen e aktorëve politik në vitet e fundit edhe në Shqipëri. Rëndësia e marketingut politik bën që aktorët e politikës jo vetëm të veprojnë por edhe të mendojnë në termat e marketingut. Disiplina e marketingut inkurajon bizneset të kuptojnë klientët e tyre me qëllim që t’u sigurojnë atyre produktet dhe shërbimet e duhura. Në politikë, partitë janë përfaqësuese të popullit, prandaj ato duhet të kuptojnë ose të paktën të zbulojnë çfarë dëshiron publiku në termat e politikave dhe lidershipit qytetar.
Objektivat Në këtë lëndë studentët do të njihen me koncepte të tilla si: Kuptimi i marketingut politik si një nënfushë e marketingut tradicional, dallimet ndërmjet marketingut tradicional dhe marketingut politik, evoluimi i marketingut politik, procesi i marketingut politik ku trajtohet tregu politik, produkti politik, promocioni politik, si dhe koncepti i çmimit dhe shpërndarjes në politikë, komunikimi politik, komunikimi i marketingut të lidershipit, marketingu i drejtpërdrejtë, marketingu me anë të internetit, komunikimi lokal i marketingut politik, format e komunikimit të marketingut të orientuara nga tregu, marrëdhëniet me publikun, fushatat elektorale të realizuara mbi bazën e sonadazheve, publiciteti negativ si një ndër elementët kryesor të publicitetit të përdorur tek fushatat elektorale, fushata e përhershme dhe elementët e saj, planifikimi i marketingut për fushatat elektorale, segmentimi dhe pozicionimi i tregut në rastin e fushatave elektorale.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Hyrje në Marketingun Politik, Teoritë dhe Rëndësia e tij. Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit
2Ngjashmëria dhe diferencat e Marketingut Politik me Marketingun Komercial. Percaktimi i Esese Individuale, Tema
3 Kërkimi marketing në Politikë. Planifikimi. Mbledhja e informacionit, segmentimi i tregut dhe targetimi. Percaktimi i Esese Individuale, Tema
4Krijimi i Produktit Politik, Strategjia, pozicionimi , origjinaliteti dhe marketimi i tij. Ndarja në grupe në lidhje me Term Project/Detyre Kursi, Perckatimi i Temes
5Votuesi si Konsumator, Parashikimi i sjelljes së votuesit, Faktorët influencues në sjelljen e votuesit
6Komunikimi politik. Metodat e komunikimit politik.
7Opinioni publik. Elementet dhe faktorët që ndikojnë në të. Sondazhet/anketimet Rendesia, Ndikimi dhe elementet e tyre
8Provim Gjysmëfinal
9Fushatat me në qendër kandidatin. Pozicionimi i kandidatit. Vlerësimi i konkurrencës. Marrëdhëniet publike politike.Përcaktimi dhe menaxhimi i imazhit.
10Rëndësia e parasë. Financimi dhe Buxheti i fushatave.
11Fushatat politike në USA & UK, si modelet me inovative dhe avangarde . Strategjia Marketing, Formula për Sukses
12Media e re , ndikimi dhe ndryshimet që ka sjellë Marketingun Politik
13Propaganda & Manipulimi. Roli i Spin Doctors
14Marketingu Politik dhe Demokracia
15Detyrë Kursi. Prezantimi i detyrës së kursit - Realizimi i Debatit Publik
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët aftësohen të njohin konceptet dhe kuptojnë rëndësinë e marketingut politik në kontekstin e sotëm publik e politik , si dhe ndryshimet nga marketingu komerical
2Studentët aftësohen të krijojnë një fushatë në konteksin marketingut politikë përmes njohurive të marra për strategjitë, teknikat, mjetet duke përfshirë elementët e rëndësishëm të saj si planifikimi, hulumtimi, sondazhet, roli, rëndësia dhe komunikimi i kandidatit, rolin e medias, rolin e ekspertëve/konsulentëve
3Studentët do të aftësohen të realizojnë studime marketing në politikë, duke implementuar njohurite akadamike dhe praktike te perfituara ne lenden e Marketingut Politik.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize00
Projekte210
Projekte semestrale130
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final60
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final40
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14570
Detyra 300
Gjysmë finale 11414
Provimi final 11818
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 150
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 6
ECTS 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)