Emri i Lëndës : Marketingu Politik Mjetet, Teknikat dhe Strategjitë
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 421-1 B 1 3 0 0 3.00 6
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Kjo lëndë trajton marketingun politik si një metodë e propagandës politike, të zhvillimit të tij, llojet dhe funksionet, postulatet e saj metodike dhe teknikat, mjetet dhe mënyrat e promovimit të partive dhe kandidatëve, rregullat e krijimit të strategjisë së fushatës dhe realizimit të saj, përcaktuesit e sjelljes zgjedhore, mënyrat për sigurimin e fondeve për fushatën dhe organizimin e fushatës, si dhe vlerësimin e efekteve të fushatës. Studentët do të ndahen në tre grupe me qëllim realizimin e detyrës së kursit. Dy grupe studentësh do të përcaktojnë dhe menaxhojnë një debat publik rreth një teme të zgjedhur nga vetë studentët. Nje grup tjetër studentësh do të marri pjesë si anëtarë grupi pune në menaxhimin e Marketingun e një fushate publike.
Objektivat Marrja nga studentët e njohurive praktike dhe teorike themelore që mundëson përfshirjen në një sërë aktivitetesh për krijimin e strategjive të fushatave të marketingut politik, planifikimin dhe realizimin e tyre, si dhe në aktivitetet e fushës së marrëdhënieve publike në politikë duke përdorur dhe zhvilluar inteligjencën dhe strategjitë e marketingut (përdorimin e literaturës profesionale dhe rezultatet e studimeve empirike, mbledhja, përpunimi dhe shfrytëzimi i të dhënave relevante, përcaktimin dhe përpunimin e problemeve konkrete, gjetjen e zgjidhjeve dhe argumentimin e tyre, kapaciteti për prezantimin e rezultateve të tyre të punës, etj)
Programi i Lëndës
JavaTema
1Çfarë është Politika? Politika si një proces. Kuptimi i Marketingut Politik. Zhvillimi, rëndësia dhe ndikimi i Marketingut Politik.
2Ndryshimet dhe ngjashmëritë ndërmjet politikës dhe biznesit. Ndryshimet dhe ngjashmëritë ndërmjet marketingut politik dhe marketingut tradicional.
3Kërkimi Marketing në Politikë. Planifikimi i Marketingut Politik. Mbledhja e informacionit, segmentimi i tregut dhe targetimi.
4Krijimi i produktit politik, strategjia, pozicionimi, autentiteti.
5Votuesi si Konsumator. Parashikimi i nevojave të votuesit. Paralelizmi i sjelljes së votuese dhe sjelljes konsumatore.
6Komunikimi politik. Metodat e komunikimit politik. Ndarja në grupe në lidhje me detyren e kursit dhe përzgjedhja e temave të detyrës.
7Fushata e përhershme dhe elementët e saj.
8Provim Gjysmëfinal
9Çfarë janë sondazhet? Qëllimi i realizimit të sondazheve. Realizuesit e sondazheve. Elementët kryesorë në një proces kërkimi të opinionit publik.
10Pozicionimi i kandidatit. Vlerësimi i konkurrencës. Marrëdhëniet publike politike. Përcaktimi dhe menaxhimi i imazhit.
11Buxhetimi i Marketingut Politik. Financimi politik në fushata zgjedhore dhe jashtë tyre
12Strategjia Marketing. Formula marketing për sukses politik
13Media e Re dhe influencimi i ndryshimeve të saj në Marketingun Politik.
14 Ekperienca të ndryshme Shqiptare, Amerikane, Europiane në zbatimin e Marketingut Politik. Mundësitë e karierës në Marketingun Politik
15Realizimi i Debatit Publik – Detyrë Kursi. Prezantimi i detyrës së kursit.
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të pajisen me njohuri bazë mbi Marketingun Politik, me mjete të reja të komunikimit si dhe metodat e përdorimit të tipeve të ndryshme të mediave trdicionale dhe të reja në situatë politike.
2Studentët do të jenë të aftë të përcaktojnë elementët kryesorë të një fushate politike , imazhin dhe linjën e komunikimit të tij në Marketingun Politik.
3Studentët do të jenë në gjendje të realizojnë studime marketing në politikë, të realizojnë segmentimin e audiencës dhe analizën e votuesit për ta përdorur në hartimin e një strategjie sa më efektive të Marketingut Politik.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize00
Projekte210
Projekte semestrale120
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final60
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final40
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14570
Detyra 300
Gjysmë finale 11414
Provimi final 11818
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 150
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 6
ECTS 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)