
Koordinator i programit |
Komiteti Shkencor
|
Rreth programit
Programi Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi, Profili Gazetari dhe Profili Marrëdhënie Publike është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në fushën e komunikimit, gazetarisë, marrëdhënieve publike dhe fushave të ngjashme me to.
Programi Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi: Profili Marrëdhënie Publike ofron studime të avancuara në fushën e shkencave të komunikimit e të medias, ndërmjetësimin e konfliktit, imazhit të organizatave e kompanive, marrëdhëniet e të punësuarve dhe fushatave publike etj. Të diplomuarit e këtij programi do të kenë avantazhe në fushën e marrëdhënieve publike, si dhe do të kenë akoma më shumë përparësi në shkallët e karrierës drejt lidershipit në këtë fushë, komunikim të korporatave dhe menaxhimin e ngjarjeve.
Programi Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi; Profili Marrëdhënie publike zgjat dy vite akademike, të ndarë në katër semestra, si dhe përmban gjithsej 120 ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit të Kredive). 1 ECTS = 25 orë.
Në fund të programit lëshohet diploma me titull “Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi; Profili Marrëdhënie publike”.
Misioni
Misioni i departamentit të Shkencave të Komunikimit është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e gazetarisë, e komunikimit, e marrëdhënieve publike dhe në fusha të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetjen e kërkimit shkencor, me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbarë shoqërisë, në përputhje edhe me zhvillimet e teknologjisë bashkëkohore, në fushën e mediave të reja.
Vizioni
Departamenti i Shkencave të Komunikimit do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të përgatitjes së studentëve nëpërmjet një gërshetimi të mirorganizuar të anës teorike me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore. Duke u mbështetur në një staf akademik të përkushtuar në misionin e tij, në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë fushën e komunikimit e medias, departamenti do të nxisë te studentët dashurinë dhe respektin për vendin e tyre dhe do të mbështesë angazhimin e gjithsecilit për një shtyp të lirë dhe të pavarur, për një komunikim transparent e të ndershëm sipas parimeve të deontologjisë e etikës profesionale.
Objektivat e Programit
- Objektivat e programit Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi, profili “Marrëdhënie publike” janë:
- Përgatitja e kuadrove në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tregut;
- T’u japë të diplomuarve arsimim dhe trajnim të thelluar në fushën e marrëdhënieve me publikun
- T’u krijojë atyre një pamje të re për komunikimin në Shqipëri, në përputhje me përvojën dhe konceptet evropiane;
- Të përpiqet për të realizuar një status të ri të specialistit të komunikimit në kushtet dhe zhvillimet e reja ekonomiko-politiko-shoqërore që janë krijuar në ditët e sotme;
- Programi do të shtrojë alternativa konkrete për zhvillimin e medias në bazë të strategjisë kombëtare dhe të japë ndihmesën e vet për krijimin e një elite të re të komunikimit.
- Kualifikimi shkencor i studentëve me njohuritë e thelluara të Marrëdhënieve me Publikun dhe komunikimit në tërësi;
- Rritja e profesionalizimit në drejtim të kërkimit shkencor;
- Të përgatisë njerëz të aftë për të punuar në media dhe në sektorin e marrëdhënieve me publikun;
- Të përgatisë profesionistë të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e vendit dhe më gjerë në profesionin e gazetarit për të informuar publikun në tërësi.
- Të kuptojnë dhe pasqyrojnë diversitetin e individëve dhe atë kulturor në shoqëri si edhe impaktin e tyre në marrëdhëniet publike;
- Të kuptojnë konceptet dhe të aplikojnë teoritë e komunikimit në procesin e përgatitjes së materialit për publikim;
- ë kuptuarit dhe të demostruarit të etikës profesionale; zhvillimin e të menduarit kritik dhe të pavarur;
- Të tregohen kompetentë në rolin që do të marrin në fushën ku do të angazhohen;
Rezultatet e Programit
- Aftësi dhe njohuri të thella profesionale dhe cilësi të larta morale dhe shoqërore për t’u kthyer në profesioniste motivues të shoqërisë;
- Njohuri të thelluara profesionale për të punuar dhe zhvilluar më tej komunikimin dhe gazetarinë në tërësi;
- Motivimi për të punuar dhe përballuar me vështirësitë, veset e keqia të shoqërisë dhe të edukohet me cilësitë dhe idealet më të mira të saj;
- Përdorimi metodat më të avancuara komunikuese me publikun dhe komunitetin, dhe të trasmetojnë me realitet situatat dhe problemet që kalon shoqëria në periudha të ndryshme
- Ide dhe vizione të reja për zhvillimin e shkencës së komunikimit në Shqipëri, në përputhje me përvojën dhe konceptet më të mira ndërkombëtare;
- Njohuritë kryesore dhe informacionet e duhura në kushtet e reja ekonomiko-shoqërore që janë krijuar ne vend;
- Njohuritë themelore për vazhdimin e mëtejshëm të studimeve në profile të veçanta dhe më të thelluara, doktorature etj;
- Përgatitja e të diplomuarëve të suksesshëm, me aftësi të thella profesionale dhe cilësi të larta morale dhe shoqërore për t’u kthyer në modele frymëzuese dhe motivuese për shoqërinë.
- Të aplikojë principe standarde komunikimi në përputhje me marrësit e mesazhit;
- Demonstrimi i kapaciteteve për interprtim, realizim dhe raportim efektiv të mësazhit përmes formave të ndryshme të komunikimit, si: përmes komunikimit verbal; me shkrim; visual apo duke përdorur teknologjitë e reja
- Të nxjerrë në pah evoluimin e marrëdhënieve me publikun dhe aplikimin e risivë;
- Të demonstrojë evoluimin e formave të komunikimit të biznesneve të korporatave përmes marrëdhënieve me publikun;
- Të zhvillojë një plan për edukimin e vazhduar dhe formimin personal të studentit;
- Aplikimin e metodave statistikore dhe cilësorë në shërbim të kërkimeve të ndryshme për qëllime që kanë të bëjnë me marrëdhëniet publike dhe angazhimet gjatë përmbushjes së detyrave;
- Menaxhimi i eventeve apo zhvillimeve që kanë nevojë për një specialist të marrëdhënieve me publikun.
Mundësitë e punësimit
Të diplomuarit e këtij programi mund të vazhdojnë karrierë akademike, të drejtojnë dhe të marrin pjesë në projekte kërkimore, mund të punojnë si zëdhënës, drejtues, specialistë dhe këshilltarë në marrëdhënie publike, si edhe specialistë marketingu e analistë në media.
Semestri1 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | COM 401 | Metodat e Avancuara Kërkimore I | Albanian | A | 48 | 100 | 3.00 | 6 |
2 | COM 421 | Marketingu Politik Mjetet, Teknikat dhe Strategjitë | Albanian | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
3 | COM 403 | Identitetet dhe Komunikimi Masiv | Albanian | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
4 | COM 411 | Media dhe Politika | Albanian | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
5 | COM 413 | Mendimi Estetik dhe Marrëdhenia me Artin dhe Ligjërimin | Albanian | C | 48 | 94 | 3.00 | 6 |
Gjithsej | 240 | 500 | 15 | 30 |
Semestri2 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | COM 402 | Metodat e Avancuara Kërkimore II | Albanian | A | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
2 | COM 412 | Media dhe Etika | Albanian | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
3 | COM 422 | Komunikimi dhe Menaxhimi i Markës dhe Identitetit Institucional | Albanian | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
4 | COM 416 | Komunikimi Ndërkulturor dhe Ndërfetar | Albanian | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
5 | COM 414 | Epoka dhe Rrymat Ndërkulturore | Albanian | C | 64 | 86 | 4.00 | 6 |
Gjithsej | 256 | 494 | 16 | 30 |
Semestri3 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | COM 501 | Teorite e Perkthimit | Albanian | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
2 | COM 523 | Konceptim dhe Menaxhim Fushatash | Albanian | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
3 | COM 521 | Marketing Mediatik | Albanian | B | 64 | 86 | 4.00 | 6 |
4 | Albanian Elective | Albanian | D | 0 | 0 | 3.00 | 6 | |
5 | Albanian Elective | Albanian | D | 0 | 0 | 3.00 | 6 | |
Gjithsej | 160 | 290 | 16 | 30 |
Semestri4 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | COM 610 | Teza | Albanian | F | 32 | 719 | 2.00 | 30 |
Gjithsej | 32 | 719 | 2 | 30 |
Lëndët me zgjedhje |
|||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS |
COM 511 | Gazetari Radioje, Televizioni, Investigative, Reporter | Albanian | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
COM 513 | Marrëdhënia e Lajmit, Pushtetit dhe të Vërtetës | Albanian | D | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
COM 557 | Komunikimi Ndërkombëtar | Albanian | D | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
COM 563 | Publiku, Audienca dhe Përdoruesit e Mediave | Albanian | D | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
COM 569 | Reklama dhe Promocioni | Albanian | D | 64 | 86 | 4.00 | 6 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)