
Emri i Lëndës : Epoka dhe Rrymat Ndërkulturore | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
COM 414-1 | C | 2 | 4 | 0 | 0 | 4.00 | 6 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Kursi i leksioneve me temë "Epoka dhe rryma kulturore" do të përshkruajë, paraqesë dhe interpretojë, rrymat, traditat dhe stilet e mëdha artistike që kanë karakterizuar etapat e ndryshme të qytetërimeve nga antikiteti i thellë deri tek gjendja e sotme e shoqërisë moderne. Në këto leksione do të mbizotërojë qasja analitike e logjikës kulturore në formësimin e traditave dhe stileve të madha që përbëjnë tiparet e dallueshme të epokave historiko-kulturore. Leksionet do të konceptohen në bazë të frymës dhe përpkekjeve shpirtërore të formacioneve qytetëruese, për të dhënë një përfytyrim mbi shijen e së bukurës, filozofinë, etikën dhe forcën e imagjinatës në përputhje me botëkuptimin adakuat. Gjithashtu do të hetojmë edhe bashkëekzistencën e stileve dhe traditave në sjelljen e një formacioni të ri artistik, mbështetjen dhe shterimin e përvojës së mëparshme në themelimin e traditave të reja. Nga analizat e faktorëve ndikues, do të evidentohen pasionet e thella, relacionet shpirtërore me politikën, luftën, fatkeqësitë, politikën dhe utopitë e ndryshme shoqërore e religjioze. Përgjatë kursit të leksioneve "Epoka dhe rryma kulturore", do të merren në shqyrtim paradigmat më të rëndësishme e më të qëndrueshme të stileve që e kanë karakterizuar qytetërimin në dymijë vjeçarin e fundit. Do të shpjegohet thelbi i dukurisë artistike e kulturore që identifikon epokat kulturore nëpërmjet formësimit të kanonit dhe përpjekja për ta kaluar atë, në të mirë të themelimit dhe formësimit të një kanoni të ri që i zë vendin, duke përfshirë shkaqet dhe thelbin e motivimit për ndryshimin e vetëdijes. Leksionet do të jenë të shoqëruara përpos materialit teorik e interpretativ, edhe me një bazë ilustruese në artet vizuale, muzikës dhe letërsisë. Vend të veçantë do të kenë platformat teorike, traktatet filozofike dhe manifestet artistike që japin kyçin e shpjegimit fenomenologjik të rrymave dhe stileve kulturore. | |||||||
Objektivat | - Të pajisë studentin me njohuri të plota mbi bazat teorike e ilustrative mbi rrymat dhe stilet e mëdha, duke i bërë lehtësisht të dallueshme tiparet e tyre nga njëri-tjetri, çka nënkupton njohjen e ligjësive të artit dhe shijeve epokale në kontekstin historik. - Të qartësojë studentët mbi faktorët ndikues dhe rolin e madh që ka kultura dhe arti në ndryshimin dhe evolucionin e formacioneve të vetëdijes qytetëruese si reflektim i përvojës së grumbulluar gjatë shekujve. - Të mundësojë studentët për një njohje sa më të kualifikuar më trashëgiminë artistike të epokave kulturore, si kyç për të shpjeguar shpirtin historiko-social dhe thelbin humanitar të artit botëror sipas periudhave dhe epokave të kulturës, po aq dhe madhështinë demokratikë në pasurimin shpirtëror të njeriut nëpërmjet artit me vlera të qëndrueshme. - Të dijë të shijojë e të vlerësojë artin e madh, të krijuar mbi vlera të mëdha etike, religjioze e utopike; të mësojë mekanizmin e progresit të frymores mbi tendencat materialiste në shpjegimin vulgar e utilitarist të realitetit. - dhe, së këndejmi, të dijë të ndërtojë marrëdhënie sa më efikase komunikimi vlerat estetike që kanë për bazë simbolet dhe simbolikën e përvojës shpirtërore në kapërcimin e krizës individuale e shoqërore. | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | 1. ARTI I BOTËS SË LASHTË DHE QYTETËRIMET - Leksion hyrës: Ç'është stili në kulturë? Sqarime nocionesh. - Trashëgimia e madhe e kulturave antike mesdhetare. - Arti greko-romak | |||||||
2 | 2. STILI ROMAN. - Fundi i stilit perandorak greko-romak. - Formësimi i ngadaltë dhe dominimi i stilit roman. - Karakteristikat e stilit arkitektonik roman. - Gjeografia e përhapjes. Artet ku u shpreh me fort ”stili roman | |||||||
3 | 3. GOTIKA DHE STILI GOTIK. NEOGOTIKA - Gotika. Parimet e artit gotik në arkitekturë, pikturë. - Fryma gotike e mesjetës. - Neogotika dhe neogotizmi në letërsinë europiane kalorsiake e postkalorsiake. - Romanet e zymta. - Gotikja dhe stili | |||||||
4 | 4. KULTURA ARABO-MYSLIMANE E MESJETËS: - Kultura paraislame. Kanoni islam mbi jofiguralitetin (arti vizual joantropomorf/ jo zoomorf). - Elementët stilistikë të arteve vizuale islame: qëndisma, lajleja, dekoracioni, arabeska, ornamenti. - Kurani i shenjtë dhe roli i Demiurgut në artet klasike islame. Shmangia e botëvështrimit antropocentrik. - Poezia arabo-perse e Mesjetes. | |||||||
5 | 5. SPECIFIKAT E ARTIT PARAISLAM; KALIMI NË MONOTEIZË; NDIKIMI I KURANIT DHE HADITHEVE NË ARTIN ISLAM; PLURALIZMI GJUHËSOR E KULTUROR NË ARTET ISLAME; TRADITAT POETIKE BEDUINE DHE FILOLOGËT E PARË ARABË; EPOSI ARABO-PERS DHE KULTI I LIBRIT; PËRKTHIMET NGA INDISHTJA DHE PERSISHTJA; PROZA ARABE E MESJETËS DHE NDIKIMI I SAJ NË PËRËNDIM; FIGURIZMI DHE JOFIGURIZMI; ARKITEKTURA ARABE DHE SIMBOLI I SAJ «MASXHID» (VENDI I PËRKULJES); | |||||||
6 | 6. RENESANCA E OKSIDENTIT/ RENAISSANNCE (RILINDJA): - Sqarime te nocionin kulturologjik Rilindje: etapat, shekujt e Rilindjes. - Krijimtaria e proto-renesancës: Hieronymus van Aeken (Bosch); Alessandro di Mariano Filipepi (Botiçeli); JAN VAN EJK (van Eyck) (rreth vitit 1390–1441) - Rilindja e pjekur: Leonardo da Vinci 1452-1519; Michelangelo Buonarroti (1475-1564); PITER BREJGEL (1525/30–1569); Rilindja e vonë: - Raffaello Santi, Sanzio (1483-1520); Ticiani - Tiziano Veccellio (1488/1490 - 1576); MANIERIZMI (manierismo): - EL GREKO (Domeniko Teotokopuli, Theotocopuli (1541-1614) | |||||||
7 | 7. STILI BAROK (shek. XVII) - Epoka e stilit barok; Premisat historike; Baza ideologjike; Filozofia; Antinomitë; Tiparet specifike; letërsia e barokut; - Përfaqësues të stilit barok në pikturë, filozofi, letërsi, muzikë. - shkollat e stilit barok: marinizmi; konceptizmi; kultizmi; shkollës metafizike angleze; precioziteti dhe libertinazhi francez. | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | 8. MIDIS BAROKUT DHE KLASICIZMIT - ARTI ROKOKO - Specifika e artit rococo - arti rokoko si art sallonesh - fuqia sugjestionuese dhe elegancat e rokokose si art interieri. - piktura e rokokose - letersia rokoko. | |||||||
10 | 9. KLASICIZMI - Klasicizmi dhe Baroku; Bota racionale e zotërimit të ndjenjave. - Triumfi i arsyes mbi sentimentin. Formësimi i stilit klasik - klasicizmi. - Traktati i artit klasicist - Alfred Bualo. - Lulëzimi i klasicizmit (shekulli XVII - fillimi i shekullit XIX). - Piktura, teatri dhe poezia klasiciste. | |||||||
11 | 10. ROMANTIZMI - Revolucioni lirik dhe psikologjik i kohës së re. - Reaksioni klasicist dhe formësimi i stilit romantik: romantizmi (shekulli XIX). - Poezia, piktura, heroi lirik i romantizmi. - Kanoni i dyfishtë i romantizmit. | |||||||
12 | 11. REALIZËM DHE NATYRALIZËM - Realizmi si shekulli i anatomisë së ndjenjave dhe arsyes njerëzore. Balzak, Flober, Stendal etj. - Miti i shkencës dhe utopia e shndërrimit shoqëror nëpërmjet teknoligjisë dhe makinës. Ndikimi i thellë i filozofisë pozitiviste të Ogyst Kontit në formësimin e shkollës natyraliste. Emil Zola dhe epigonët e tij. | |||||||
13 | 12. MODERNIZMI DHE SHKOLLAT MODERNISTE - Reaksioni ndaj arteve realiste e natyraliste. Modernizmi dhe Vetëdija moderniste. Faktorët që radikalizuar refuzimin e traditave të mëparshme. - Shkollat moderniste në artet e shekulli XX: Dekadenca dhe Simbolizmi; Impresionizmi; Abstraksionizmi; Ekspresionizmi; Konstruktivizmi; Akmeizmi. | |||||||
14 | 13. AVANGARDA DHE SHKOLLAT AVANGARDISTE - Avangarda si art i protestes, kundervenies dhe skandalit. Psikologjia e artit avngardist. - Manifestet avangardiste midis konfrontimit dhe revolucionit ne mjetes hprehese. - Lëvizjet, shkollat dhe grupimet avangardiste: Futurizmi; Dadaizmi; Surrealizmi; Kubizmi; etj. - Militantizmi dhe perfshirja e avangardisteve në projektet politike. | |||||||
15 | 14. POSTMODERNIZMI EPOKA E POSTMODERNIT - Paradigma postmoderne. Origjina. Epoka e postmodernit - Postmodernzmi dhe filozofia e postmodernizmit; rraportet me të vërtetën. - Mjetet shprehëse të Postmodernizmit: stili eklektik i veprës postmoderniste. - Loja postmoderniste dhe llogaria e saj. | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit | |||||||
2 | Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punim diploma) | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 40 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 0 | 0 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 10 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 4 | 64 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 4 | 56 | |||||
Detyra | 0 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 10 | 10 | |||||
Provimi final | 1 | 20 | 20 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 150 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 6 | |||||||
ECTS | 6 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)