Emri i Lëndës : Epoka dhe Rrymat Ndërkulturore
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 414-1 C 2 4 0 0 4.00 6
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Kursi i leksioneve me temë "Epoka dhe rryma kulturore" do të përshkruajë, paraqesë dhe interpretojë, rrymat, traditat dhe stilet e mëdha artistike që kanë karakterizuar etapat e ndryshme të qytetërimeve nga antikiteti i thellë deri tek gjendja e sotme e shoqërisë moderne. Në këto leksione do të mbizotërojë qasja analitike e logjikës kulturore në formësimin e traditave dhe stileve të madha që përbëjnë tiparet e dallueshme të epokave historiko-kulturore. Leksionet do të konceptohen në bazë të frymës dhe përpkekjeve shpirtërore të formacioneve qytetëruese, për të dhënë një përfytyrim mbi shijen e së bukurës, filozofinë, etikën dhe forcën e imagjinatës në përputhje me botëkuptimin adakuat. Gjithashtu do të hetojmë edhe bashkëekzistencën e stileve dhe traditave në sjelljen e një formacioni të ri artistik, mbështetjen dhe shterimin e përvojës së mëparshme në themelimin e traditave të reja. Nga analizat e faktorëve ndikues, do të evidentohen pasionet e thella, relacionet shpirtërore me politikën, luftën, fatkeqësitë, politikën dhe utopitë e ndryshme shoqërore e religjioze. Përgjatë kursit të leksioneve "Epoka dhe rryma kulturore", do të merren në shqyrtim paradigmat më të rëndësishme e më të qëndrueshme të stileve që e kanë karakterizuar qytetërimin në dymijë vjeçarin e fundit. Do të shpjegohet thelbi i dukurisë artistike e kulturore që identifikon epokat kulturore nëpërmjet formësimit të kanonit dhe përpjekja për ta kaluar atë, në të mirë të themelimit dhe formësimit të një kanoni të ri që i zë vendin, duke përfshirë shkaqet dhe thelbin e motivimit për ndryshimin e vetëdijes. Leksionet do të jenë të shoqëruara përpos materialit teorik e interpretativ, edhe me një bazë ilustruese në artet vizuale, muzikës dhe letërsisë. Vend të veçantë do të kenë platformat teorike, traktatet filozofike dhe manifestet artistike që japin kyçin e shpjegimit fenomenologjik të rrymave dhe stileve kulturore.
Objektivat - Të pajisë studentin me njohuri të plota mbi bazat teorike e ilustrative mbi rrymat dhe stilet e mëdha, duke i bërë lehtësisht të dallueshme tiparet e tyre nga njëri-tjetri, çka nënkupton njohjen e ligjësive të artit dhe shijeve epokale në kontekstin historik. - Të qartësojë studentët mbi faktorët ndikues dhe rolin e madh që ka kultura dhe arti në ndryshimin dhe evolucionin e formacioneve të vetëdijes qytetëruese si reflektim i përvojës së grumbulluar gjatë shekujve. - Të mundësojë studentët për një njohje sa më të kualifikuar më trashëgiminë artistike të epokave kulturore, si kyç për të shpjeguar shpirtin historiko-social dhe thelbin humanitar të artit botëror sipas periudhave dhe epokave të kulturës, po aq dhe madhështinë demokratikë në pasurimin shpirtëror të njeriut nëpërmjet artit me vlera të qëndrueshme. - Të dijë të shijojë e të vlerësojë artin e madh, të krijuar mbi vlera të mëdha etike, religjioze e utopike; të mësojë mekanizmin e progresit të frymores mbi tendencat materialiste në shpjegimin vulgar e utilitarist të realitetit. - dhe, së këndejmi, të dijë të ndërtojë marrëdhënie sa më efikase komunikimi vlerat estetike që kanë për bazë simbolet dhe simbolikën e përvojës shpirtërore në kapërcimin e krizës individuale e shoqërore.
Programi i Lëndës
JavaTema
1 1. ARTI I BOTËS SË LASHTË DHE QYTETËRIMET - Leksion hyrës: Ç'është stili në kulturë? Sqarime nocionesh. - Trashëgimia e madhe e kulturave antike mesdhetare. - Arti greko-romak
22. STILI ROMAN. - Fundi i stilit perandorak greko-romak. - Formësimi i ngadaltë dhe dominimi i stilit roman. - Karakteristikat e stilit arkitektonik roman. - Gjeografia e përhapjes. Artet ku u shpreh me fort ”stili roman
33. GOTIKA DHE STILI GOTIK. NEOGOTIKA - Gotika. Parimet e artit gotik në arkitekturë, pikturë. - Fryma gotike e mesjetës. - Neogotika dhe neogotizmi në letërsinë europiane kalorsiake e postkalorsiake. - Romanet e zymta. - Gotikja dhe stili
44. KULTURA ARABO-MYSLIMANE E MESJETËS: - Kultura paraislame. Kanoni islam mbi jofiguralitetin (arti vizual joantropomorf/ jo zoomorf). - Elementët stilistikë të arteve vizuale islame: qëndisma, lajleja, dekoracioni, arabeska, ornamenti. - Kurani i shenjtë dhe roli i Demiurgut në artet klasike islame. Shmangia e botëvështrimit antropocentrik. - Poezia arabo-perse e Mesjetes.
5 5. SPECIFIKAT E ARTIT PARAISLAM; KALIMI NË MONOTEIZË; NDIKIMI I KURANIT DHE HADITHEVE NË ARTIN ISLAM; PLURALIZMI GJUHËSOR E KULTUROR NË ARTET ISLAME; TRADITAT POETIKE BEDUINE DHE FILOLOGËT E PARË ARABË; EPOSI ARABO-PERS DHE KULTI I LIBRIT; PËRKTHIMET NGA INDISHTJA DHE PERSISHTJA; PROZA ARABE E MESJETËS DHE NDIKIMI I SAJ NË PËRËNDIM; FIGURIZMI DHE JOFIGURIZMI; ARKITEKTURA ARABE DHE SIMBOLI I SAJ «MASXHID» (VENDI I PËRKULJES);
66. RENESANCA E OKSIDENTIT/ RENAISSANNCE (RILINDJA): - Sqarime te nocionin kulturologjik Rilindje: etapat, shekujt e Rilindjes. - Krijimtaria e proto-renesancës: Hieronymus van Aeken (Bosch); Alessandro di Mariano Filipepi (Botiçeli); JAN VAN EJK (van Eyck) (rreth vitit 1390–1441) - Rilindja e pjekur: Leonardo da Vinci 1452-1519; Michelangelo Buonarroti (1475-1564); PITER BREJGEL (1525/30–1569); Rilindja e vonë: - Raffaello Santi, Sanzio (1483-1520); Ticiani - Tiziano Veccellio (1488/1490 - 1576); MANIERIZMI (manierismo): - EL GREKO (Domeniko Teotokopuli, Theotocopuli (1541-1614)
77. STILI BAROK (shek. XVII) - Epoka e stilit barok; Premisat historike; Baza ideologjike; Filozofia; Antinomitë; Tiparet specifike; letërsia e barokut; - Përfaqësues të stilit barok në pikturë, filozofi, letërsi, muzikë. - shkollat e stilit barok: marinizmi; konceptizmi; kultizmi; shkollës metafizike angleze; precioziteti dhe libertinazhi francez.
8Provim Gjysmëfinal
98. MIDIS BAROKUT DHE KLASICIZMIT - ARTI ROKOKO - Specifika e artit rococo - arti rokoko si art sallonesh - fuqia sugjestionuese dhe elegancat e rokokose si art interieri. - piktura e rokokose - letersia rokoko.
109. KLASICIZMI - Klasicizmi dhe Baroku; Bota racionale e zotërimit të ndjenjave. - Triumfi i arsyes mbi sentimentin. Formësimi i stilit klasik - klasicizmi. - Traktati i artit klasicist - Alfred Bualo. - Lulëzimi i klasicizmit (shekulli XVII - fillimi i shekullit XIX). - Piktura, teatri dhe poezia klasiciste.
1110. ROMANTIZMI - Revolucioni lirik dhe psikologjik i kohës së re. - Reaksioni klasicist dhe formësimi i stilit romantik: romantizmi (shekulli XIX). - Poezia, piktura, heroi lirik i romantizmi. - Kanoni i dyfishtë i romantizmit.
1211. REALIZËM DHE NATYRALIZËM - Realizmi si shekulli i anatomisë së ndjenjave dhe arsyes njerëzore. Balzak, Flober, Stendal etj. - Miti i shkencës dhe utopia e shndërrimit shoqëror nëpërmjet teknoligjisë dhe makinës. Ndikimi i thellë i filozofisë pozitiviste të Ogyst Kontit në formësimin e shkollës natyraliste. Emil Zola dhe epigonët e tij.
1312. MODERNIZMI DHE SHKOLLAT MODERNISTE - Reaksioni ndaj arteve realiste e natyraliste. Modernizmi dhe Vetëdija moderniste. Faktorët që radikalizuar refuzimin e traditave të mëparshme. - Shkollat moderniste në artet e shekulli XX: Dekadenca dhe Simbolizmi; Impresionizmi; Abstraksionizmi; Ekspresionizmi; Konstruktivizmi; Akmeizmi.
1413. AVANGARDA DHE SHKOLLAT AVANGARDISTE - Avangarda si art i protestes, kundervenies dhe skandalit. Psikologjia e artit avngardist. - Manifestet avangardiste midis konfrontimit dhe revolucionit ne mjetes hprehese. - Lëvizjet, shkollat dhe grupimet avangardiste: Futurizmi; Dadaizmi; Surrealizmi; Kubizmi; etj. - Militantizmi dhe perfshirja e avangardisteve në projektet politike.
1514. POSTMODERNIZMI EPOKA E POSTMODERNIT - Paradigma postmoderne. Origjina. Epoka e postmodernit - Postmodernzmi dhe filozofia e postmodernizmit; rraportet me të vërtetën. - Mjetet shprehëse të Postmodernizmit: stili eklektik i veprës postmoderniste. - Loja postmoderniste dhe llogaria e saj.
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit
2Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punim diploma)
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale140
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 000
Gjysmë finale 11010
Provimi final 12020
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 150
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 6
ECTS 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)