Përgjegjësi i Departamentit

Dr.Erlis Çela: Ka lindur në qytetin e Elbasanit. Arsimin parauniversitar e kreu në Pogradec dhe Elbasan.  Më pas mbaroi studimet universitare dhe master në fushën e gazetarisë pranë, Fakultetit të Komunikimit, Universiteti “Marmara” në Stamboll, Turqi. Erlis Çela mban gradën “Doktor i Shkencave” në Shkenca Komunikimi.

Dr.Çela  ka  një përvojë të gjatë në  fushën e komunikimit dhe medias, fillimisht si gazetar dhe më pas si ekspert i Marrëdhënieve Publike dhe Reklamës. Ai u angazhua në jetën universitare në vitin 2011 si lektor i shkencave të Komunikimit. Nga shtatori i vitit 2012 ka qenë pjesë e stafit akademik pranë Departamentit të Shkencave të Komunikimit, në Kolegjin Universitar Bedër. Dr.Çela drejton Departamentin e Shkencave të Komunikimit nga fillimi i vitit akademik 2017-2018.

Dr.Çela ka marrë gradën shkencore “Doktor i shkencave” me studimin e titulluar “Roli i Mediave Sociale në zhvillimin e medias tradicionale në Shqipëri”.

Gjatë këtyre viteve ai ka qenë autor dhe bashkë-autor në disa publikime  shkencore në fushën e medias dhe komunikimit.