Aplikimet Online - Viti Akademik 2020-2021

Kolegji Universitar Bedër, për vitin akademik 2020-2021, ofron 7 programe studimi në nivelin bachelor, si dhe për herë të parë hap 2 programe profesionale (2-vjeçare). Programet ofrohen për maturantët e këtij viti, si dhe për kandidatët e tjerë, të cilët e kanë përfunduar shkollën e mesme më përpara.  

 

Programet e studimit në nivelin bachelor janë: 

  • Shkenca Kompjuterike
  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  • Shkenca Komunikimi
  • Drejtësi
  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Shkenca Islame

 

Programet profesionale 2-vjeçare janë: 

  • Multimedia dhe Grafik Dizajn
  • Programim në Web
 
Ashtu si çdo vit, KU Bedër vazhdon të mbështesë më të mirët, duke ofruar 4 kategori bursash, të cilat janë:
 
  • Ekselence
  • Talenti
  • Sociale
  • Motivimi

 

Të interesuarit mund të plotësojnë formularin në linkun më poshtë për programet dhe bursat që "Bedër" ofron.

Linku: https://admission.beder.edu.al/form.php

  

 
Gjithashtu, KU Bedër ofron dhe 9 programe në nivelin master shkencor dhe master profesional, të cilat janë:
 
  •   Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejta Penale  
  •   Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejta Ndërkombëtare  
 
  •   Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit / Profili Marrëdhëniet me Publikun  
  •   Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit / Profili Gazetari  
  •   Master Profesional në Komunikim Marketingu  
 
  •   Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze  
  •   Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm  
 
  •   Master i Shkencave në Shkencat Moderne Islame 
  •  Master i Shkencave në Shkencat Themelore Islame