Bedër Alumni Awards 2020

Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizon për të katërtin vit radhazi “Bedër Alumni Awards”. Aktiviteti zhvillohet më datë 17 dhjetor 2020, duke synuar të vlerësojë dhe bashkojë të diplomuarit ndër vite në këtë institucion.
Një nga momentet më të rëndësishme të këtij eventi është edhe shpërndarja e çmimeve vlerësuese, traditë kjo e aplikuar dhe nga universitetet më prestigjioze në botë, dhe që synon të inkurajojë më tej studentët e diplomuar në karrierën profesionale pasuniversitare.
 
Çmimet të cilat do të akordohen këtë vit janë:
 
•         “Career Award”
•         “Bedër Award”
•         “Eagle Award”
•         “Woman Empowerment Award”
•         “H. Vehbi Dibra Award”
 
Datë: 17 dhjetor 2020
Ora: 17:00