Bedër, bashkëpunim me Këshillin Global për Tolerancë dhe Paqe

Kolegji Universitar Bedër dhe Këshilli Global për Tolerancë dhe Paqe nënshkruan në Maltë memorandumin e bashkëpunimit për promovimin e tolerancës, dialogut dhe paqes. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i KU Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Presidenti i GCTP, Dr. Ahmed Mohamad Al Jarwan. Palët do të angazhohen në organizimin e konferencave ndërkombëtare, zhvillimin e kërkimeve shkencore, përfshirjen e studentëve dhe stafit në projekte që kanë për qëllim promovimin e tolerancës, dialogut dhe paqes.

Gjithashtu, Rektori Gjana mori pjesë në simpoziumin e organizuar nga Këshilli Global për Tolerancën dhe Paqen, ku referoi temën: “Mësimi i tolerancës dhe dialogut në arsimin e lartë, si nevojë për një botë më të sigurte dhe paqësore: Rasti i Shqipërisë”. Në simpoziumin e organizuar në Universitetin e Maltës, nën përkujdesin e Presidentit të Maltës, Dr. George Vella, merrnin pjesë studiues nga vende të ndryshme të botës.