“Dritarja e mundësive” – Nisma më e fundit e studentëve master

“Dritarja e mundësive” është një platformë digjitale e krijuar për t'i ardhur në ndihmë të rinjve, të cilët janë në kërkim të një mundësie praktike, zhvillimi profesional apo punësimi. Gjithashtu, t’i informojë të interesuarit në lidhje me tregun e punës, mundësi praktikash profesionale e ofertash punësimi, mundësi për zhvillim individual nëpërmjet kurseve, seminareve e konferencave në fusha të ndryshme, të rejat më të fundit në drejtim të zhvillimit të profesioneve, intervista me njerëz të suksesshëm, etj.

Kjo nismë ndërmerret nga studentët e programeve master të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër, në kuadër të lëndës Konceptim dhe Menaxhim Fushatash, nën udhëheqjen e pedagoges Edlira Mali.

Nëse jeni një biznes/institucion që dëshironi të ofroni mundësi dhe të njiheni me platformën, apo një i ri që dëshiron të mësojë se si kjo platformë mund t'ju vijë në ndihmë për të gjetur mundësinë tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë, duke kryer regjistrimin tuaj në linkun: https://bit.ly/3iSwIl5

Ju mirëpresim!