Lista E Kandidatëve Fitues Për Vitin Akademik 2019-2020 / Raundi I Parë

Data 2 shtator 2019 shënon nisjen e procesit të regjistrimit të aplikantëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 15 shtator 2019. Studentët që nuk regjistrohen brenda këtyre datave u digjet e drejta për këtë raund regjistrimesh.

KUJDES!

Kandidatët që janë renditur brenda kuotave fituese duhet ta bëjnë regjistrimin brenda 48 orëve të para të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, pra më 2 dhe 3 shtator, pasi më pas kjo e drejtë i kalon edhe aplikantëve që janë në listën pritëse.


Studentët që janë jashtë kuotave fituese duhet të kontaktojnë me Kolegjin Universitar Bedër, pasi në përfundim të fazave 48-orëshe lirohen kuota nga aplikantët e shpallur fitues në më shumë se një degë.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:

a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).
b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave.
c) 2 fotografi të vogla personale.

Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura. 

Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi:
 

  1. Shkenca Kompjuterike
  2. Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  3. Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  4. Shkenca Komunikimi
  5. Drejtësi 
  6. Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  7. Shkenca Islame

 

SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Parë, mund të aplikojnë në Raundin e Dytë, duke përzgjedhur si një nga 10 preferencat e tyre programin që duan të vazhdojnë pranë Kolegjit Universitar Bedër. 

 

Aplikimet online për Raundin e Dytë zhvillohen më 19–21 shtator 2019.    

 
Ju mirëpresim!