Rektori i Kolegjit Universitar Bedër pret në takim dy studiuese nga SHBA

Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Gjergji Sinani priti në një takim dy studiuese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pedagoge në Middle Tennessee State University, znj. Madeleine Luchsinger, dhe znj. Sally Ann Cruikshank.
 
Rektori i njohu nga afër me aktivitetin, programet e studimit, misionin dhe vizionin e KU Bedër.
 
Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimet e mundshme mes KU Bedër dhe Middle Tennessee State University në fushën akademike, kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të eksperiencave mes stafit dhe studentëve.
 
Studiueset ndodhen në Shqipëri në kuadër të Konferencës së Tretë Ndërkombëtare mbi studimet në media dhe komunikim me temë "Komunikimi dhe zhvillimet e medias në epokën e dezinformimit dhe sfidave globale", konferencë e cila organizohet nga Kolegji Universitar Bedër.