Zhvillohet Konferenca VI Studentore në Shkenca Komunikimi

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi sot Konferencën e Gjashtë Studentore, ku të pranishëm ishin studentë dhe lektorë të këtij departamenti. Studentët e nivelit bachelor dhe master prezantuan punimet e tyre me fokus median, komunikimin, marrëdhëniet me publikun dhe marketingun.

Gjatë prezantimeve ata sollën raste studimi kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat nxitën diskutime në panel. Në fund të sesioneve studentët u pajisën me certifikata, ku juria zgjodhi dhe dy punimet më të mira në nivel bachelor dhe master.

Punimi më i mirë në nivel bachelor u zgjodh punimi i studentes Samanta Hysa, me temë: “Marketingu i motorrëve të kërkimit. Rëndësia e SEO-s në suksesin e një biznesi”. Punimi më i mirë në nivel master u zgjodh punimi i studentes Isida Mollaymeri, me temë: “Ndikimi i artit tek publiku në kohë krizash sociale”.