Zhvillohet përballja finale e Klubit të Debatit

Klubi i Debatit dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Bedër" zhvilluan ditën e sotme finalen e përballjeve të debateve.

Tema e debatit të kësaj finaleje ishte "Të rrimë apo të ikim nga Shqipëria?" Të idesë për të ikur ishin grupi i studentëve të vitit të parë: Samanta Hysa, Sabina Kurtaj nga programi Marrëdhënie Publike dhe Komunkim Marketingu si dhe Grisel Alla nga programi Shkenca Komunikimi. Ndërsa të idesë për të qëndruar ishin studentet e vitit të dytë Shkenca Komunikimi: Melsena Danglli, Lirije Myftarago dhe Lushe Përgjegji.

Debati u moderua nga studentja Jona Kaso, ndërsa argumentat dhe kundërargumentat nga palët ishin të shumta dhe shpesh befasuese.

Përpallja u fitua me shumë pak pikë diferencë nga pala pro qëndrimit në Shqipëri. Ndërsa të dyja grupet u vlerësuan në fund të kësaj finale për punën dhe prezantimin e treguar përgjatë çdo faze të treguar deri në finale.

Klubi i Debatit në KUB në këtë vit akademik pati 17 grupe pjesëmarrëse dhe studentët trajtuan temat më aktuale nga fusha e medias, politikës, kulturës, teknologjisë dhe shumë aspekte të tjera të jetës. Ky Klub ka qenë që në fillim ndër më aktivët në Kolegjin Universitar "Bedër"  dhe ju ka shërbyer studentëve të thellohen në dije shtesë, të artikujonë mendimet dhe qasjet e tyre, që ndërtojnë një ligjërim më profesional dhe të krijojnë marrëdhëni shoqërore ndër studentë.