

Kolegji Universitar Bedër organizoi Shkollën Verore 2 javore e fokusuar në programim dhe në grafik dizajn. Në shkollën verore morën pjesë nxënës të shkollave të mesme, me synimin e përbashkët për të zhvilluar aftësitë në fushën e programimit dhe dizajnit.
Shkollë Verore ishte një platformë e veçantë, duke krijuar një ambient të frytshëm për të zhvilluar aftësitë kreative dhe teknike. Pedagogë të Kolegjit Universitar Bedër i ndihmuan nxënësit të kuptojmë thelbin dhe rëndësinë e këtyre disiplinave në botën moderne.
Gjatë Shkollës Verore ata punuan në projekte të ndryshme, duke përdorur gjuhët programuese të njohura dhe mjete të avancuara për dizajnin grafik. Kjo i ndihmoi të zhvillojnë aftësitë në programim, siç janë strukturimi i kodit, problemet logjike dhe krijimi i aplikacioneve të thjeshta. Po ashtu, eksploruan teknikat e dizajnit grafik, duke krijuar projekte inovative dhe tërheqëse vizuale.
Nëpërmjet këtij kursi, u zhvilluan jo vetëm aftësitë teknike, por edhe aftësitë e bashkëpunimit dhe punës në grup.