Thirrje për konferencën e katërt studentore në Shkenca Humane, 13 Qershor 2018, Kolegji Universitar Bedër
Përshkrimi:
Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegji Universitar Bedër ju fton të merrni pjesë në konferencën e katërt studentore me temë ‘’Media Dixhitale, Marrëdhëniet me Publikun dhe Politika’’, e cila do të zhvillohet me datë 13 Qershor 2018 në ambjentet e universitetit.
Konferenca mundëson një platforme diskutimi rreth ndikimit të medias dixhitale në formësimin e politikës, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun. Studentët nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, kanë mundësi të njihen me zhvillimet më të fundit në këtë fushë, me sfidat dhe përparësitë që ka ndikimi i mediave dixhitale në procesin e komunikimit.
Ju mund të dërgoni punimet tuaja deri në datë 5 Qershor në adresën: [email protected]
Nëntema kryesore që mund të përfshihen në konferencë janë:
- Media Sociale
- Marketingu Politik
- Marrëdhëniet me Publikun
- Gazetaria Qytetare
- Komunikimi Organizativ
Objektivat e konferencës:
Mundësi kontakti midis studentëve
Mundësi diskutimi dhe prezantimi me zhvillimet më të reja të fushës
Përfitimet e pjesëmarrësve:
Certifikatë pjesëmarrjeje
Mundësi kontakti me akedemike dhe profesionistë të fushës
Njohje me zhvillimet më të reja në fushën e medias dhe komunikimit
Çmimi ‘’punimi më i mirë”
Komiteti shkencor do të zgjedhë punimin më të mirë dhe do të pajisë fituesin më një certifikatë shtesë me përshkrimin “Punimi më i mirë në konferencën e katërt studentore”.
Komiteti Shkencor:
- Prof. Dr. Ferdinand Gjana
- Dr. Erlis Çela,
- Assoc. Prof. Dr. Rahim Ombashi
- Doc. Dr. Agron Tufa
- Dr. Isa Erbas
- Doc.Dr. Ramadan Çipuri
Komiteti Organizues:
- Dr. Edlira Mali
- Msc. Rudi Dunga
- Msc. Jola Marku
- Msc.c Anxhela Buzi
- Msc.c Rovena Mydini