Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu

Programi “Bachelor në marrëdhënie publike dhe komunikim marketingu” është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual, profesional e të gjithanshëm, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në fushën e medias dhe komunikimit, marrëdhënive me publikun dhe me median, si dhe komunikimit të marketingut. Programi është projektuar t’u ofrojë studentëve një horizont intelektual, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe prespektive në këto fusha.
 
Misioni i programit
 
Misioni i programit “Bachelor në marrëdhënie publike dhe komunikim marketingu” është konceptuar në harmoni të plotë me misionin e përgjithshëm të Kolegjit Universitar Bedër, me standardet ndërkombëtare, si edhe në veçanti me risitë që synon të sjellë ky Institucion në vendin tonë dhe më gjerë.  
 
Misioni i departamentit të Shkencave të Komunikimit në programin “Bachelor në marrëdhënie publike dhe komunikim marketingu “është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e komunikimit, të marrëdhënieve publike dhe komunikimit të marketingut, të marrëdhënieve me median dhe publikun, si edhe në fusha të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetjen e kërkimit shkencor me qëllim vënien në jetë të ideve dhe të projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbarë shoqërisë, e gjitha kjo në përputhje të vazhdueshme me zhvillimin e teknologjive bashkëkohore.
 
Vizioni i programit 
 
Departamenti i Shkencave të Komunikimit, përmes programit “Bachelor në marrëdhënie publike dhe komunikim marketingu” do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të  përgatitjes së studentëve nëpërmjet një gërshetimi të mirë organizuar të anës teorike me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore.  
Departamenti përmes programit “Bachelor në marrëdhënie publike dhe komunikim marketingu” dhe kërkimit shkencor do të përgatisë profesionistë të aftë për tregun e punës në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë fushën e komunikimit e medias, marrëdhënieve publike dhe komunikimit të marketingut.
 
Objektivat dhe kompetencat profesionale të programit
 
Duke paraqitur para studentëve programe të kompletuara për të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë profesionale në fushën e medias dhe komunikimit,  marrëdhënieve publike dhe komunikimit në marketing, departamenti qëndron fort në misionin e tij për të përgatitur profesionistë të aftë në respektimin e deontologjisë dhe etikës profesionale, në analizën e thelluar e shkencore të fakteve dhe të situatave të ndryshme, e cila synojmë që të arrihet edhe nëpërmjet përfitimit nga ana e studentëve të një kulture të gjerë pluraliste, bashkëkohore mbi mënyrën e mendimit dhe konceptimit të situatave dhe ngjarjeve.  
Si një departament i bazuar në kërkesa profesionale dhe me synimin për të përgatitur profesionistë të një shoqërie demokratike dhe të një zhvillimi mediatik e teknologjik bashkëkohor, ne kërkojmë të përmbushim misionin tonë, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik, të një komunikimi të qartë, që të kuptojnë dimensionet etike të vendimeve që ata marrin, të njohin rolin dhe rëndësinë që ka transmetimi i informacionit në mediat e një shoqërie të lirë, si edhe rëndësinë e veçantë që ka komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun dhe komunikimi në marketing brenda institucioneve publike dhe private. 
Përmes një kurrikule të bazuar dhe të mbështetur në traditën e disa universiteteve me zë në këtë fushë, programi “Bachelor në marrëdhënie publike dhe komunikim marketingu” synon të zhvillojë një botëkuptim të gjerë të teorive dhe praktikës në fushën e komunikimit, me fokus në marrëdhënie publike dhe komunikim marketingu. 
Programi synon të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme për të vijuar më tej me studimin e cikleve pasardhëse, qofshin këto me karakter kërkimor-shkencor, apo edhe profesional. 
Përmes kombinimit të teorisë me praktikën, programi synon të përgatisë studentë me aftësi teorike dhe praktike, të gatshëm për t’u përballur me kushtet e një tregu të hapur global në fushën e marrëdhënieve publike, komunikimit të marketingut, komunikimit në përgjithësi dhe marrëdhënieve të tyre me median. 
 
Rezultatet e programit

Në përfundim të programit “Bachelor“ në “Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu", studentët do të jenë në gjendje të:

  • identifikojnë, krahasojnë dhe interpretojnë konceptet bazë të komunikimit, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun,
  • kuptojnë, zhvillojnë dhe aplikojnë njohuritë e marra në komunikimin publikut,
  • përcaktojnë dhe përdorin terminologjinë bazë dhe konceptet kryesore të marketingut,
  • njohin bazat e planifikimit të marketingut dhe përcaktojnë elementët kryesorë të një plani marketingu,
  • përshkruajnë elementet e marketingut miks dhe analizojnë sesi këto elemente janë të integruar në strategjinë e marketingut,
  • vlerësojnë ndikimin e strategjive të marketingut miks në aftësinë e organizatës për të konkurruar në treg,
  • hartojnë dhe zbatojnë planet e marketingut, të cilat përfshijnë, vendimet taktike në lidhje me produktin, çmimin, shpërndarjen, promovimin për të plotësuar sa më mirë nevojat e konsumatorit,
  • demonstrojnë aftësi bazike mbi teknikat e shkrimit në komunikimin e integruar për disa lloje të ndryshme media dhe do të krijojnë skenarë dhe materiale për shtyp, radio, televizion media sociale, etj,
  • aplikojnë analizën kritike në vlerësimin e fushatave reklamuese dhe vlerësojnë efektshmërinë e tyre në bazë të objektivave të përcaktuara nga organizata,
  • zhvillojë njohuritë bazë për marketing dixhital dhe PR, me mjete të reja të komunikimit dhe metodat e përdorimit të llojeve të ndryshme të mediave të reja,
  • demonstrojnë aftësi bazike mbi teknikat dhe aplikimin e njohurive të marketingut digjital , veçanërisht në platformat e medias sociale dhe do të jenë në gjendje të identifikojnë elementët kryesorë, si dhe mjetet e përdorura në një fushate dixhitale,
  • demonstrojnë njohuri të koncepteve dhe metodave të studimit të marketingut dhe hartojnë strategjie efektive dixhitale të marketingut dhe PR  për kompani dhe organizata të ndryshme,
  • zhvillojnë aftësinë për të ndërvepruar me efektivitet në grup për të përmbushur një synim të përbashkët.
 
 
 
Mundësitë e Punësimit
  • Studenti mund të punojë si specialist i marrëdhënieve publike apo komunikimit në marketing në institucione private apo publike, organizata vendase e të huaja, etj..
  • Studenti mund të punojë në zyrat e komunikimit të institucioneve publike apo private, organizata të ndryshme vendase apo të huaja, etj..
  • Studentët e diplomuar nga ky program mund të punojnë si këshilltarë komunikimi për individë apo drejtues të institucioneve/organizatave të ndryshme;
  • Të diplomuarit nga ky program mund të punojnë në agjenci të ndryshme reklamash, mediatike, marrëdhëniesh publike, apo që ofrojnë konsulencë komunikimi;
  • Ruajtje dhe zhvillim të marrëdhënieve midis institucioneve të ndryshme dhe klientëve;
  • Studim tregu në identifikimin, verifikiminin, analizimin dhe arritjen e audiencave;
  • Zhvillim fushatash në fushën e komunikimit të integruar;
  • Studentët pasi të diplomohen mund të punësohen në institucione mediatike publike e private si gazetarë të medias së shkruar e vizive, përfshirë këtu të gjithë zhanret e medias;
  • Studenti mund të punojë në organizata, shoqata vendase dhe të huaja, të cilat operojnë në fushën e edukimit/komunikimit, të shërbimeve e të edukatës qytetare, si operator kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare, në administratën publike e private  etj;
  • Studenti mund të punojë në organet drejtuese të agjencive dhe institucioneve që janë pjesë e fushës së komunikimit, marrëdhënieve publike dhe marketingut;
  • Studenti mund të punojë në subjekte politike, në zyrat e shtypit dhe të informimit, në zyrat e marrëdhënieve me publikun, në institucione lokale dhe multinacionale.