Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Gazetari”

Koordinator i programit



Dr. Erlis Çela[email protected]

Komiteti Shkencor


Dr. Erlis Çela [email protected]
 
Dr. Valmora Gogo vgogo@beder.edu.al
 
Dr. Brikena Smajli bsmajli@beder.edu.al
 
 
Rreth programit
Programi Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi, Profili Gazetari dhe Profili Marrëdhënie Publike është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në fushën e komunikimit, gazetarisë, marrëdhënieve publike dhe fushave të ngjashme me to.
 
Programi Master i shkencave në Shkenca komunikimi: Profili “Gazetari” ofron studime të avancuara në fushën e shkencave të komunikimit e të medias, ndërmjetësimit të konfliktit, imazhit, marrëdhëniet e të punësuarve dhe fushatave publike etj. Të diplomuarit e këtij programi do të kenë avantazhe në fushën e gazetarisë, si dhe do të kenë më tepër përparësi në shkallët e karrierës.
 
Programi Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi- Profili Gazetari zgjat dy vite akademike, të ndarë në katër semestra, si edhe përmban gjithsej 120 ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit të Kredive). 1 ECTS = 25 orë.
 
Në fund të programit lëshohet diploma me titull “Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi; Profili Gazetari”.
 
Misioni 
Misioni i departamentit të Shkencave të Komunikimit është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e gazetarisë, e komunikimit, e marrëdhënieve publike dhe në fusha të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetjen e kërkimit shkencor, me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbarë shoqërisë, në përputhje edhe me zhvillimet e teknologjisë bashkëkohore, në fushën e mediave të reja. 
 
Vizioni
Departamenti i Shkencave të Komunikimit do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të  përgatitjes së  studentëve nëpërmjet një gërshetimi të organizuar të anës  teorike me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore. Duke u mbështetur në një staf akademik të përkushtuar në misionin e tij, në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë fushën e komunikimit e medias, departamenti do të nxisë te studentët dashurinë dhe respektin për vendin e tyre dhe do të mbështesë angazhimin e gjithsecilit për një shtyp të lirë dhe të pavarur, për një komunikim transparent e të ndershëm sipas  parimeve të deontologjisë e etikës profesionale. 
 
 
Objektivat e Programit 
  • Objektivat e programit Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi, profili “Gazetari” janë: 
  • Përgatitja e kuadrove në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tregut; 
  • T’u krijojë atyre një pamje të re për komunikimin në Shqipëri, në përputhje me përvojën dhe konceptet evropiane; 
  • Të përpiqet për të realizuar një status të ri të gazetarit në kushtet dhe zhvillimet e reja ekonomiko-politiko-shoqërore që janë krijuar në ditët e sotme; 
  • Programi do të  shtrojë alternativa konkrete për zhvillimin e medias në bazë të strategjisë kombëtare dhe  të japë ndihmesën e vet për krijimin e nje elite te re te komunikimit. 
  • Kualifikimi shkencor i studentëve me njohuritë e thelluara të gazetarisë dhe komunikimit në tërësi; 
  • Krijimi i një profili të mirëfilltë gazetari dhe specialisti të marrëdhënieve me publikun, i aftë për t’u përballuar me kërkesat e profesionit; 
  • Rritja e profesionalizimit në drejtim të kërkimit shkencor; 
  • Të përgatisë njerëz të aftë për të punuar në media dhe në sektorin e marrëdhënieve me publikun; 
  • Të përgatisë profesionistë të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e vendit dhe më gjerë në profesionin e gazetarit për të informuar publikun në tërësi.
 
Rezultatet e Programit

    Në përfundim të programit “Master i shkencave në shkenca komunikimi/Profili Gazetari”, do të jenë në gjendje të:

  • demonstrojnë njohuri dhe aftësi të thelluara akademike dhe profesionale në fushën e komunikimit dhe gazetarisë,
  • avancojnë njohuritë lidhur me metodat e kërkimit social me fokus më të përqendruar në komunikimit dhe efekteve të tij,
  • aplikojnë metodat e avancuara komunikuese me publikun dhe komunitetin, dhe krahasojnë qasjet bashkëkohore teorike në këto fusha,
  • analizojnë strukturën e lidhjeve midis medias, pushtetit dhe grupeve të tjerë të interesit dhe vlerësojnë ndikimin që kanë këto marrëdhënie në lirinë e medias dhe informimin e plotë të publikut,
  • krahasojnë sistemet e ndryshme të medias dhe aplikojnë analizën kritike mbi dallimet e këtyre sistemeve dhe impaktin social të tyre,
  • përvetësojnë njohuri të thelluara në fushën e komunikimit ndërkulturor dhe analizojnë komunikimin në shoqëritë multikulturore dhe multifetare,
  • vlerësojnë qasjet teorike mbi konceptin e audiencave ndërvepruese dhe vlerësojnë dallimet  në marrëdhënie e audiencave me masmediat dhe mediat e reja,,
  • krahasojnë qasjet filozofike mbi etikën dhe moralin dhe analizojnë dilemat etike të medias në këndvështrimin e zhvillimeve teknologjike në këtë fushë,
  • përvetësojnë njohuri mbi konceptet e marketingut politik, si dhe të hartojnë dhe implementojnë plane komunikimi në funksion të komunikimit politik,
  • vlerësojnë rolin e hulumtimit, sondazheve, imazhit të kandidatit dhe rolin e medias në suksesin e fushatave politike.
 
 
Mundësitë e punësimit
Të diplomuarit e këtij programi mund të vazhdojnë karrierë akademike, të drejtojnë dhe të marrin pjesë në projekte kërkimore, të punojnë si gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë, korrespondentë, analistë dhe drejtues në institucione mediatike, si edhe zëdhënës dhe këshilltarë për mediat.