Rreth Departamentit

 
 
Përgjegjës i Departamentit
 
Dr. Erlis Çela [email protected]
 
E-maili i Departamentit
 
[email protected]
 
Rreth Departamentit
Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër është pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë. Në përputhje me “Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” departamenti i Shkencave të Komunikimit vepron si njësi bazë mësimore-kёrkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene në disiplinën e shkencave të komunikimit, gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun e medias.
 
Në këtë kuadër, departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies dhe veprimtaritë kërkimore, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare të departamentit.
 
Departamenti i Shkencave të Komunikimit parashtron arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar ta ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat, në fusha të ndryshme të përcjelljes së informacionit me anë të mjeteve të ndryshme, si edhe në fushën e komunikimit të marrëdhënieve me publikun.  
 
Departamenti ofron programe studimi të Ciklit të parë dhe të dytë në Shkenca komunikimi, konkretisht:  
  •       Bachelor në Gazetari dhe Komunikim Multimedial
  •       Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  •       Program 2-vjeçar në Multimedia dhe Dizajn grafik
  •       Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi: Profili Gazetari 
  •       Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi: Profili Marrëdhënie Publike
  •       Master Profesional në Komunikim Marketingu
 
Misioni 
Misioni i departamentit të Shkencave të Komunikimit është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e gazetarisë, e komunikimit, e marrëdhënieve publike dhe në fusha të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetjen e kërkimit shkencor, me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbarë shoqërisë, në përputhje edhe me zhvillimet teknologjike bashkëkohore, në fushën e mediave të reja. 
 
Vizioni 
Departamenti i Shkencave të Komunikimit do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të  përgatitjes së  studentëve nëpërmjet një gërshetimi të mirorganizuar të anës  teorike me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore. 
 
Duke u bazuar në një staf akademik të përkushtuar në misionin e tij, në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë fushën e komunikimit e medias, departamenti do të nxisë te studentët dashurinë dhe respektin për vendin e tyre dhe do të mbështesë angazhimin e gjithsecilit për një shtyp të lirë dhe të pavarur, për një komunikim transparent e të ndershëm sipas  parimeve të deontologjisë dhe etikës profesionale. 
 

Anëtarët e Këshillit të Departamentit:

Nr. Titulli Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Erlis Çela e[email protected]
2 Dr. Valmora Gogo vgogo@beder.edu.al
3 Dr. Brikena Smajli [email protected]
4 Dr. Suela Musta smusta@beder.edu.al
5 Msc. Alban Tufa altufa@beder.edu.al
6 Msc. Edlira Mali emali@beder.edu.al
8 Msc. Rudi Dunga rdunga@beder.edu.al
9 Msc. Norga Sulo [email protected]
10 Msc.  Erjet Mucollari [email protected]
11 Msc. Melsena Danglli mdanglli@beder.edu.al
12 Msc. Esmeralda Pashollari epashollari@beder.edu.al