Departamenti I Shkencave të Komunikimit pranë KUB zhvilloi për të shtatin vit radhazi konferencën studnetore me temë: “Sfidat e komunikimit në mediat sociale gjatë periudhës së pandemisë COVID-19”. Në konferencë morën pjesë student nga Kolegji Universitar “ Bedër” dhe Universiteti I Tiranës, të cilët paraqitën punimet e tyre. Konferenca mundësoi një platform diskutimi rreth ndikimit që pati pandemia në fushën e komunikimit dhe medias. Nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, studentët patën mundësinë të njiheshin më zhvillimet më të fundit në këtë fushë, me sfidat që solli Covid-19.
Ndër temat që u trajtuan në sesionet përbërëse të konferencës përmendim: “Narrativat konspirative të përhapura gjatë pandemisë COVID-19 në Shqipëri”, “Roli i Facebook ne Komunikimin Politik gjatë pandemisë”, “Promovimi i autorëve të rinj në kohën e lock-down”, “Klubi i Dramës, Përfaqësime letrare dhe artistike të pandemisë”, “Komunikimi vizual përgjatë pandemisë COVID-19 në universitetet private” si dhe shumë tema të tjera aktuale që prekin aspekte të ndryshme të medias dhe komunikimit.
Në fund të sesioneve studentët u pajisën me certifikata, ku juria vlerësoi me çmim tre punimet më të mira, të cilat edhe u shpërblyen me një shumë simbolike.
Vendi i parë Xhesjon Zogu me temë: “Media online dhe etika në transmetim”
Vendi i dytë Megi Iskurti me temë: “Zhvillimi i marrëdhënieve publike në institucionet kulturore”
Vendi i tretë Ardita Kryeziu me temë: “Përdorimi i mediave sociale në komunikimin e markës së turizmit”