

Zyra e të Diplomuarve dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër organizuan "Bedër Com Alumni Reunion" (Ribashkimi i të diplomuarve të Komunikimit).
Aktivitetin e përshëndetit Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela. Ai përmendi faktin se komuniteti i të diplomuarve të “Bedër” dhe atyre të Komunikimit tashmë është rritur, duke dëshmuar se ata janë jo vetëm qytetarë të mirë por, edhe profesionistë të zotët.
Po ashtu të diplomuarit i përshëndeti edhe Përgjegjësi i Zyrës së të Diplomuarve dhe lektori MSc. Alban Tufa. Ai përmendi rëndësinë që kanë të diplomuarit për institucionin dhe për studentët aktualë.
Më tej, aktivitetin e përshtëndetën të diplomuarit dhe gazetarët Osman Stafa dhe Mariglen Kume. Në fund mikrofoni u la i hapur për të diplomuarit e tjerë. Ata folën rreth tregut, mundësive që Bedër iu ka ofruar, si dhe sfidat që na presin. Po ashtu, përgjatë takimit u kujtuan çaste nga koha e studimeve.
Departamenti i Shkencave të Komunikimit ka diplomuar deri më tani tetë breza në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.