Departamenti i Shkencave të Komunikimit finalizoi me sukses ciklin e trajnimeve "Public Speaking 2022", i përbërë nga 8 seanca. Studentët pjesëmarrës në trajnim mbajtën fjalimet e tyre përpara audiencës prezente duke treguar kështu qartazi aftësitë e fituara në të folurën në publik.
Fjalimet e studentëve ishin goxha të larmishme. Ndërsa një pjesë e tyre foli plot dashuri për kujtimet e fëmijërisë apo kafshët shtëpiake, pjesa tjetër na tregoi pse e folura në publik është e rëndësishme apo si dembelizmi mund të shndërrohej shumë mirë në një karakteristikë mjaft efektive dhe kreative.
Falenderojmë studentët pjesëmarrës që na dhuruan momente argëtuese dhe në të njëjtën kohë na dhanë informacione tepër të dobishme për sfera të ndryshme të jetës.